Taksistët e njohur si “1-shat”, që operojnë në linjën Prishtinë–Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin e udhëtimit nga 0.70 euro në 1 euro.
Vendimi është marrë për shkak të rritjes së çmimit të naftës, pasi me tarifën e mëparshme nuk arrinin t’i mbulonin shpenzimet e operimit në këtë linjë.
Ndryshe, çmimi i naftës tashmë është ngritur mbi 1.50 euro ditëve të fundit.












