Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, i frikësohet zgjedhjeve: Rrezik real për shpalljen e zgjedhjeve të reja

09/03/2026 - 18:30
në Kryesore, Lajme
A A
“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten.

Ai i kërkoi gjykatës që të vendoste sa më shpejt masën e përkohshme, pasi, siç shkruan ai, zhvillimet tutje do të kishin ndikim të madh në funksionimin dhe stabilitetin institucional të vendit, “duke krijuar një situatë të pasigurisë juridike dhe institucionale”.

Kurti shkruan në kërkesë se vendosja e masës së përkohshme imponohej edhe prej faktit se Osmani mbajti më pas një takim konsultativ me partitë politike lidhur me datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Në vijim, parashtruesi i kërkesës sqaron se: “Vendosja e masës së përkohshme imponohet gjithashtu nga një rrethanë tjetër me peshë të veçantë kushtetuese. Pas nxjerrjes së Dekretit të kontestuar nr. 24/2026, në të njëjtën ditë, 6 mars 2026, Presidentja e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapat e parë për materializimin e efekteve të tij juridike, përkatësisht përmes thirrjes së partive politike në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, shkruan ai në kërkesën dërguar Gjykatës.

Kurti thotë aty se pa vendosjen e një mase të përkohshme do të kishte rrezik “të menjëhershëm dhe real” që ajo t’i shpallte zgjedhjet e reja.

“Nëse dekreti i kontestuar do të mbetet në fuqi, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin brenda afatit kushtetues prej dyzet e pesë (45) ditësh, duke e shndërruar kështu këtë akt në një proces institucional të pakthyeshëm në praktikë. Në këto rrethana, rreziku kushtetues nuk është më hipotetik, por i menjëhershëm dhe real. Ai konsiston në krijimin e një situate faktike që, edhe në rast të konstatimit të mëvonshëm të antikushtetutshmërisë nga Gjykata, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të rikthehej në gjendjen e mëparshme juridike”, shkruan Kurti në kërkesë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme me të cilën ia ndaloi presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri në fund të këtij muaji.

JU REKOMANDOJMË

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online
25/05/2026 - 12:25

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas...

Më shumëDetails

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë
25/05/2026 - 11:55

Drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci ka ndarë tre medalje për zyrtarët policorë për “shpëtim jete”, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Zyrtarët policorë Denis Prebeza, Arbias...

Më shumëDetails

I dehur me mbi 1.5 promil alkool, babai dyshohet se e rrahu djalin me shkelma në Mitrovicë

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
25/05/2026 - 11:37

Një rast i rëndë dhune brenda familjes është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij derisa ishte nën ndikim...

Më shumëDetails

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
25/05/2026 - 11:14

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 367-të, të hënën, ka zgjedhur Rrustem Thaqin kryesues të ri. Në votim morën pjesë 11 anëtarë, prej tyre gjashtë vota...

Më shumëDetails

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari
25/05/2026 - 11:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në...

Më shumëDetails

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme
25/05/2026 - 10:53

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë