Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ia dha 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër” të tij, ka nxitur reagime të shumta në opinion.
Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai i tha Nacionales se një deklaratë e tillë nuk e befason dhe se nga Kurti, sipas tij, mund të pritet gjithçka.
“Si guxon me u deklaru një përfaqësues i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në një situatë të tillë me aq pamaturi. Unë besoj që ai [Kurti] mund të bëjë gjithçka. Gjithçka pritet prej tij”, tha Ramosaj për Nacionalen.












