Ministrja Fitore Pacolli, ka paralajmëruar një takim me bashkatdhetarët në Londër, në kuadër të një bashkëbisedimi për zhvillimet politike në Kosovë dhe prioritetet në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Përmes një njoftimi drejtuar diasporës, Pacolli ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në kryeqytetin britanik të marrin pjesë në një takim miqësor, ku sipas saj do të diskutohet për sfidat, idetë dhe kontributin që mund të japë diaspora për zhvillimin e vendit.
Takimi me diasporën në London vjen në një kohë kur në vend po zhvillohen diskutime politike për zhvillimet e fundit dhe përgatitjet për procesin zgjedhor.












