Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Presidenca njofton se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa Osmani i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani në takim ka theksuar edhe rëndësinë për një mjedis demokratik, ku gjuha e kërcënuese dhe bullizuese është e prapranueshme dhe s’duhet të ketë vend në diskursin publik.
“Tutje, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta.
Gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.














