Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime

13/03/2026 - 16:04
në Lajme
A A
Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë linjat ideologjike të partive politike thuajse kurrë s’kanë qenë përcaktuese të koalicioneve e as të rreshtimit të qytetarëve me to. Por, aktualisht kur zgjedhjet e reja duken të pashmangshme mund të shohim një front të përbashkët të partive të orientuara djathtas që do t’i vihej në ballë të majtës populiste që është në pushtet. Së paku, thirrjet kanë nisur nga disa parti që po kërkojnë rreshtim ideologjik.

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit nga Kuvendi i Kosovës e vu vendin sërish në një krize të re politike pas thuajse një viti të humbur nga ngërçi i 2025-ës. Aktualisht partitë politike janë në pritje të një verdikti që do ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese pasi fillimisht pezulloi punën e Kuvendit pas kontestimit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Partitë opozitare kanë nisur të lëvizin drejt përgatitjeve për zgjedhje të reja derisa të merret ky vendim. Dy parti dhanë sinjale se po kërkojnë bashkimin e frontit të djathtë në Kosovë përballë të majtës në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Por, a mund të ndodhë kjo?

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, një parti që deklarohet si e qendrës së djathtë, duket se ka dalë nga pozicioni refuzues që mbajti gjatë vitit të kaluar për të bashkëpunuar me partitë të tjera në opozitë, të cilat me dallime të vogla, ngjashëm rreshtohen ideologjikisht.

Në një thirrje drejtuar “institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike”, Abdixhiku tha se koha kërkon bashkim të të gjithë këtyre.

Derisa thirri po ashtu që të tejkalohen dallimet e vogla mes partive opozitare, Abdixhiku, në një kohë kur po përflitet për rikthim të mundshëm të Vjosa Osmanit në LDK, kërkoi që edhe hidhërimet e të shkuarës të mbesin në të shkuar.

“Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme. Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim”, shkroi Abdixhiku optimist se kjo do të bëhet.

Duke e denoncuar si “të pangopshme” dhe që synon ta marrë edhe institucionin e Presidencës, përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti e “djathtë konservatore”, bënë thirrje po ashtu për një bashkim të të gjithë opozitës.

Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për media tha se opozita është vonuar shumë në ndërmarrjen e këtij hapi për t’iu kundërvu Lëvizjes Vetëvendosje. Në fakt, thirrja e tij shkoi edhe përtej ideologjisë, duke kërkuar një platformë të përafruar për katër vjetët e ardhshme për vendin.

“Bukur shumë është vonuar opozita për të qenë e bashkuar në platformat e veta politike. Çfarëdo bashkimi që duhet të ndodhë karshi këtij pushteti duhet të mos ketë vetëm profil politik, e djathtë e majtë, por duhet të ketë vizion shtetëror se si me i dalë një situate, një katrahure që e ka kapluar këtë shtet. Ne mendojmë që para petkut tonë partiak, para petkut tonë ideologjik, është ky shtet, është ky institucion. Unë mendoj që përderisa s’ka kësi mendimi, opozita është e dobët. Opozita nuk duhet të frikësohet që të bashkohet krejt me një platformë, jo me një ideologji politike, por me një platformë [përmes së cilës] çka do t’i prodhojë këtij shteti në katër vjetët e ardhshme”, tha Tahiri.

E qendrës e djathtë është e profilizuar edhe partia e dytë më e madhe në Parlament, Partia Demokratike e Kosovës. Megjithatë, ende s’ka një qëndrim mbi frontin potencial të së djathtës.

Një deklaratë lidhur me këtë e ka bërë deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila nuk mohoi nevojën për krijimin e një platforme të djathtë, por tha se është herët të deklarohet.

“Në rast se platformat, oferta jonë është përbashkuese me të tjerët, ne nuk kemi qenë kundërshtues ndaj bashkëpunimit tonë… jemi aty për t’u ulur edhe me kundërshtarët tonë”, tha ajo në RTV21.

Një figurë e djathtë që do të mund të bëhej pjesë e këtij fronti është edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila s’u pengua nga dallim ideologjik partiak që në vitin 2021 t’i hynte garës me të majtën përmes partisë së saj Guxo, të cilën e pati profilizuar si të qendrës së djathtë. Derisa kjo parti që tashmë udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Faton Peci, të dy u bënë figura shumë të afërta me kryeministrin Albin Kurti, garon e fiton zgjedhjet nën logon e Vetëvendosjes, bashkimi i Osmanit me LDK-në ka nisur të shihet si opsion pasi ajo të përfundojë mandatin presidencial.

Historia e bashkëpunimeve dhe koalicioneve të partive politike në Kosovës pas pavarësisë tregon se spektri ideologjik nuk është aq i fortë, por shpesh ishte numerik për sigurimin e shumicës parlamentare.

PDK dhe LDK, si dy parti më të mëdha pas luftës, shpesh ishin bashkë në pushtet, duke përfshirë herë-herë edhe AAK-në, ndërsa kanë bashkëpunuar edhe me partitë e komuniteteve joshumicë.

Një koalicion mes të majtës e të djathtës ishte bërë në vitin 2020 mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, koalicioni ishte jetëshkurtër. Atë kohë u bënë katër muaj negociata për vetëm 45 ditë bashkë në qeveri.

E teksa në opozitë po flasin për front, Kurti thotë se do t’i ftojë për takime.

“Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë
25/10/2026 - 23:56

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë,...

Më shumëDetails

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
25/10/2026 - 23:51

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime.” Këto fjalë i shkroi Arlinda...

Më shumëDetails

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj
25/10/2026 - 23:24

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së rëndë që tronditi sonte në mbrëmje fshatin Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet e...

Më shumëDetails

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit
25/10/2026 - 23:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, e ku fituese doli “Lista e Studentëve”. Rrustemi përmes një...

Më shumëDetails

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij
25/10/2026 - 22:59

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline,...

Më shumëDetails

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
25/10/2026 - 22:49

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë