Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ngritur shqetësimin lidhur me mosfunksionimin e semaforëve në magjistralen Peishtinë-Mitrovicë në fshatin Begaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka ftuar ministrinë e Infrastrukturës që t’i lë propagandat dhe të merret me çështje elemntare.
Postimi i plotë:
Në udhëkryqin e magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, në fshatin Begaj të Vushtrrisë, semaforët janë ndalur prej kohësh. Një pikë shumë e frekuentuar ku çdo ditë po rrezikohet jeta e qytetarëve dhe për institucionet duket se kjo nuk përbën urgjencë.
Ndërsa qytetarët rrezikojnë aksidente çdo ditë, në Ministrinë e Infrastrukturës duket se prioritet janë dramat politike dhe kalkulimet zgjedhore. Për këta semaforë të prishur nuk duhet as propagandë, as konferenca, duhet vetëm përgjegjësi elementare institucionale.
Kjo është pamja reale e një pushteti që kujtohet për qytetarët vetëm kur u duhen votat. Kur vjen puna te siguria, qytetarët lihen në mëshirë të fatit.
Ministër Dimal Basha neglizhenca nuk është vetëm dështim, është papërgjegjësi që rrezikon jetë njerëzish.












