Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ftesës së Kurtit për takim me partitë politike, duke e quajtur këtë akt si tallie me institucionet dhe me gjendjen në të cilën e ka katandisur Kosovën, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars, Albin Kurti zgjedh të tallet me situatën dhe me partitë e tjera politike, duke u dërguar ftesa për zgjedhjen e presidentit, kur afati për zgjedhje tashmë ka përfunduar.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Ftesa e Kurtit është tallje me institucionet dhe me gjendjen në të cilën e ka katandisur Kosovën.
Bota po dridhet në prag të një lufte të tretë botërore, ndërsa Kosova po dridhet nga papërgjegjësia politike e Kurtit, i cili po e çon vendin drejt zgjedhjeve të treta parlamentare brenda një viti.
Kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars, Albin Kurti zgjedh të tallet me situatën dhe me partitë e tjera politike, duke u dërguar ftesa për zgjedhjen e presidentit, kur afati për zgjedhje tashmë ka përfunduar.
Partitë politike nuk do të duhej të pranonin të bëheshin pjesë e kësaj loje me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
Zgjedhja e presidentit do të bëhet pas zgjedhjeve të reja parlamentare, kur nga Haga të kthehen burrështetasit tanë.
Duket se Kurti tani e ka kuptuar se koha i ka kaluar dhe po përpiqet të shënojë gol pasi loja ka përfunduar.














