Koci gjithashtu kritikon thirrjet e Lëvizjes Vetëvendosje që deputetët të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, duke theksuar se kërkesa e tillë nuk është në harmoni me demokracinë parlamentare.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohëshme, ka dërguar mesazhin që dekreti i Vjosa Osmanit është antikushtetues. Në tërësi, mendoj se vendimi i Kushtetutës është i qëlluar dhe i drejtë, por edhe i domosdoshëm sepse kishte rrezik që Vjosa Osmani t’i shpallte zgjedhjet. Kërkesat e VV’së që deputetët të mbesin në sallë për votim ndaj presidentit nuk janë në harmoni me demokracinë parlamentare”, tha Koci.











