Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmi në sinagogën e Michigan-it: Autori kishte humbur familjarët në sulm ajror izraelit mbi Libanin

14/03/2026 - 01:04
në Lajme
A A
Sulmi në sinagogën e Michigan-it: Autori kishte humbur familjarët në sulm ajror izraelit mbi Libanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmuesi i armatosur që përplasi makinën e tij në korridorin e një kompleksi të madh sinagogash në Michigan, që përfshin edhe një shkollë, kishte humbur katër anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në vendlindjen e tij, Liban, vetëm një javë më parë, njoftoi një zyrtar të premten.

Një tragjedi me viktima të shumta u shmang falë rojeve të sigurisë të pranishëm në Ëest Bloomfield Township, afër Detroitit, të cilët neutralizuan shoferin përpara se të dëmtohej stafi, mësuesit dhe 140 fëmijët e qendrës së kujdesit parashkollor.

Autoritetet identifikuan sulmuesin si Ayman Mohamad Ghazali, 41 vjeç, lindur në Liban dhe shtetas i natyralizuar amerikan. FBI, që po udhëheq hetimet, e përshkroi incidentin si një akt dhune ndaj komunitetit hebre.

Raportime të mediave tregojnë se Ghazali kishte punuar në një restorant mesdhetar në Dearborn Heights, por kishte munguar nga puna në javët e fundit.

Sulmi ajror izraelit më 5 mars në qytetin Mashgharah të Libanit Lindor vrau katër persona, mes tyre dy vëllezër dhe dy fëmijët e njërit, gjatë iftarit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Gruaja e njërit prej tyre mbeti e plagosur rëndë. Ky sulm përkonte një ofensivë më të gjerë të Izraelit ndaj Libanit, pas sulmeve të Hezbollahut me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Ghazali kishte arritur në SHBA në vitin 2011 si bashkëshort i një shtetaseje amerikane dhe mori shtetësinë në 2016.

Ngjarja e së enjtes shkaktoi zjarr dhe tym të zi që dilte nga ndërtesa. Një oficer sigurie u godit nga makina dhe humbi ndjenjat, por pa pësuar dëmtime serioze. Rreth 30 efektivë të tjerë u trajtuan për asfiksi.

Rabitë dhe stafi i sinagogës falënderuan rojet e sigurisë dhe autoritetet për shpëtimin e fëmijëve dhe për bashkimin e tyre me prindërit.

Incidenti vjen në një periudhë kur sinagogat në mbarë botën janë në gatishmëri të lartë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt.

Presidenti Donald Trump e quajti ngjarjen “diçka e tmerrshme”, ndërsa liderët lokalë të komunitetit hebre reaguan me kujdes dhe vigjilencë.

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh

Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh
14/03/2026 - 04:05

Vendimi përfundimtar ndaj Pjetër Shalës po shihet nga juristët si një precedent që mund të ndikojë edhe në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Avokatët thonë...

Më shumëDetails

Amerika ngrit bombarduesit B-2 për sulme të reja ndaj Iranit

Amerika ngrit bombarduesit B-2 për sulme të reja ndaj Iranit
14/03/2026 - 01:12

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka deklaruar bombarduesit e fshehtë B-2 kryen një mision që synonte kapacitetet iraniane si pjesë e një operacioni të vazhdueshëm që filloi në...

Më shumëDetails

Merz: Irani nuk do të ishte më ekonomikisht i qëndrueshëm, kjo do të kishte pasoja të rënda edhe për ne

Merz: Irani nuk do të ishte më ekonomikisht i qëndrueshëm, kjo do të kishte pasoja të rënda edhe për ne
14/03/2026 - 01:07

Gjermania po ndjek përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në rritje me Iranin, tha të premten kancelari Friedrich Merz, duke paralajmëruar se një luftë e zgjatur përbën...

Më shumëDetails

Richard Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

Donald Trump e emëron Richard Grenellin drejtor të përkohshëm të Kennedy Center
14/03/2026 - 00:58

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikë të jashtme që mbikëqyri ndryshime të gjera në Qendrën “Kennedy”, që kishin shtyrë shumë artistë që ta braktisnin qendrën ikonike të artit,...

Më shumëDetails

Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve
13/03/2026 - 23:49

Skenderaj nga java e ardhshme do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Ky projekt është gjigant është realizuar nga kompania ndërtuese...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt në Kosovë, Vuçiq thotë se po flasin me evropianët: Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të bëjnë diçka

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
13/03/2026 - 23:00

Sot u bë e ditur nga Kisha Ortodokse Serbe se patriarku Porfirije u ka dërguar letra krerëve të disa shteteve si SHBA’së, Rusisë, Francë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë