Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se anijet që kalojnë përmes ngushticës do të vihen në shënjestër, në vazhdën e luftës që po zhvillohet në rajon.
Të paktën 16 anije janë sulmuar brenda dhe përreth Gjirit Persik, Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkua.
Një rrugë e ngushtë ujore që kalon mes Iranit dhe Omanit, Ngushtica e Hormuzit është rruga kryesore për transportin e naftës së papërpunuar nga vendet e pasura me naftë, si Arabia Saudite dhe Kuvajti, drejt pjesës tjetër të botës.
Irani kontrollon anën veriore të ngushticës.
Rreth 20 milionë fuçi naftë, ose afërsisht një e pesta e prodhimit të përditshëm global, rrjedhin çdo ditë përmes ngushticës, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, e cila e quan këtë kanal një “pikë kritike bllokimi për naftën”, shkruan CNN.
Sipas EIA-s, “ekzistojnë shumë pak opsione alternative për të transportuar naftën jashtë ngushticës nëse ajo mbyllet.”













