Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 52% të votave sipas projeksioneve

25/10/2026 - 21:54
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Studentore pritet të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar shumicën absolute në Parlament, sipas projeksionit të parë të Ipsos dhe CeSID.

Sipas rezultateve të projektuara, Lista Studentore ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit ka marrë vetëm 39,3 për qind.

Këto të dhëna janë publikuar nga Ipsos dhe CeSID, ndërsa rezultatet janë transmetuar nga televizioni serb N1.

Sipas projeksionit, Lista Studentore pritet të sigurojë 138 mandate në Parlamentin e Serbisë, kundrejt 104 mandateve të listës së Vuçiqit.

Kjo do të thotë se studentët do ta kalonin pragun prej 126 deputetësh, të nevojshëm për formimin e qeverisë pa pasur nevojë për partnerë koalicioni.

Këto rezultate, nëse konfirmohen nga numërimi zyrtar, do të shënonin një ndryshim të madh politik në Serbi, duke i dhënë fund shumicës parlamentare të bllokut të Vuçiqit.

Më herët, vetë Vuçiq pranoi publikisht humbjen zgjedhore, duke deklaruar se Lista Studentore pritej të fitonte ndërmjet 135 dhe 140 mandate.

“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, kishte deklaruar ai.

Zgjedhjet e së dielës u karakterizuan nga pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë, e cila, sipas organizatave monitoruese, ishte dukshëm më e madhe se në vitin 2023.

Megjithatë, shifrat e Ipsos dhe CeSID mbeten projeksione të bazuara në një mostër vendvotimesh, jo rezultate përfundimtare të Komisionit Republikan Zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
25/10/2026 - 22:49

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që...

Më shumëDetails

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë
25/10/2026 - 22:22

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të festuar, pas publikimit të projeksioneve të para që tregojnë fitoren bindëse të Listës Studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit. Në...

Më shumëDetails

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 22:06

“Koalicioni Shqiptar” është drejt sigurimit të dy mandateve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare, Shaip Kamberi pritet të sigurojë mandatin e deputetit, ndërsa Visar...

Më shumëDetails

Vuçiq e pranon humbjen: Lista Studentore do të ketë më së shumti mandate në Parlamentin e Serbisë

Vuçiq e pranon humbjen: Lista Studentore do të ketë më së shumti mandate në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 21:44

Aleksandar Vuçiq e ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista Studentore ka fituar garën zgjedhore. “Është e qartë se ne...

Më shumëDetails

Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

25/10/2026 - 21:26

Pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se partia e tij do ta pranojë rezultatin, pavarësisht nëse fiton apo humbet. Pas...

Më shumëDetails

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia
25/10/2026 - 21:07

Të shtëna me armë zjarri kanë prishur qetësinë pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës, ku nga një veturë në lëvizje dyshohet se është shtënë disa herë me armë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë