Edhe një pakënaqësi e radhës me KEDS-in i ka ndodhur gazetarit Venhar Isufi.
Kësaj here, Isufi thotë se KEDS-i tentoi të bëjë vjedhje, sipas tij, përmes ndërrimit të njehësorit të energjisë elektrike.
Kjo, siç lajmëroi ai, me arsyen e deklaruar se “[njehësori] nuk po e bën matjen në qendër”, të cilën ai e konstatoi si “tentim vjedhje” të “përsërishme”, përcjell “Reporteri.net”.
“Në mëngjes më kanë ardhur te dera. Më thanë se kanë urdhër për ta ndërruar njehësorin. I pyeta për arsyen dhe thanë se po e bën matjenu në qendër”, shkroi Isufi.
“Ndërkaq në celular e kam të instaluar programim i cili çdo ditë më tregon sa KW energji harxhoj dhe sa është kostoja, d.m.th, aty më tregon në detaje rreth njehësorit, pra, matja është në rregull”.
Gazetari Isufi thotë se para një muaji me kërkesë të tij është ndërruar njehësori, ngase, siç rikujton ai, “fatyra e rrymës më erdhi 768 euro”.
Ndërsa “sot kërkuan me ndërru orën [njësorin] sepse ma kanë vendosur njesorin digjital me zero W, njesor i ri, pa borxh, sepse parapraku ka qenë me borgj”.
Krejt kjo, pretendon gazetari, “sepse po ju dhemb që fatura po më vjen aq sa shpenzoj”.
“Nuk po ka tash kush me pagu siç i kam paguar faturat e mëhershme e borgjet e dikujt tjetër”.
Njesori i kaluar, thotë ai, i kishte me numra serik të Podujevës dhe me borgje paraprake.
Tash, thotë ai, fatura i vjen 20 euro, ndërsa më herët i faturohej nga afro 800 euro.
“Normalisht që nuk lejaova me ndërru njehësorin”, thotë ai.
Isufi thotë se po qe se edhe njëherë i shkon KEDS për një gjë të tillë, do të ngris padi për vjedhje të konsumatorëve.
“Kjo është hajni tipike”, konsideron ai, derisa shton se “madje edhe në mënyra politike”.
Megjithëkëtë, shprehet i bindur ai, “kjo hajni e KEDS-i Molliqaj reagon ndaj reduktimeve të energjisë, paralajmëron edhe protestë nuk do të ndodhë”.











