Në një deklaratë për emisonin “Kosova Live” në T7, Kadriaj ka kritikuar Qeverinë duke thënë: “Kurti na tha se e çliroi Mitrovicën, por shihni se çka po bën tani, po i njeh dokumentet e strukturave paralele të Serbisë”.
Sipas saj, këto veprime mund të çojnë drejt krijimit të një mekanizmi të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ajo e cilësoi si krijimin e një “shtet brenda shtetit”.
Reagimi i saj vjen pasi autoritetet në Kosova kanë pranuar disa lehtësira të përkohshme në zbatim të Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, me kërkesë të Bashkimi Evropian.











