Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

17/03/2026 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
Picula i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Pa njohje të Kosovës, s’ka BE

Tonino PICULA during the debate State of Union in Strasbourg

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi se reformat në këtë shtet janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa segmente dhe se ka, siç tha ai, regres, i cili duket veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe standardeve të demokracisë si sistem.

“Që nga miratimi i raportit tonë për Serbinë vitin e kaluar e deri sot, gjendja në vend është përkeqësuar më shumë. Situata është jashtëzakonisht e polarizuar dhe e mbushur me tensione. Ritmi i përgjithshëm i procesit të anëtarësimit në BE ka ngecur prej vitesh”, vlerësoi Picula në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku u diskutua rreth draft-raportit vjetor për Serbinë.

Raportuesi Picula stagnimin ia atribuoi përparimit të kufizuar në dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, mungesës së vazhdueshme të përputhshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, mungesës së përgjithshme të vullnetit të vërtetë politik për të ecur përpara, retorikës së shpeshtë kundër zyrtarëve evropianë, përkeqësimit të kushteve për punën e lirë të mediave dhe shoqërisë civile, si dhe injorimit të rekomandimeve për reformën zgjedhore.

Sipas tij, Serbia si shtet kandidat duhet të angazhohet në mënyrë sistematike dhe strategjike drejt anëtarësimit të deklaruar në BE.

“Angazhimet deklarative në këto rrethana nuk mund të merren më si politikë serioze e mbylljes së syve apo e forcimit të stabilitetit si alibi nga disa aktorë evropianë. Ato nuk sollën rezultate në transformimin e vendit, përkundrazi, fatkeqësisht e larguan atë nga anëtarësimi”, tha ai.

“Edhe pse Serbia ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian përfaqëson qëllimin e saj strategjik, ne shohim që detyrimet e marra shpesh nuk pasqyrohen në praktikë, siç është rasti i mosshkuarjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit të kaluar, por edhe pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Moskë në maj të kaluar”, shtoi Picula.

Duke folur për lirinë e mediave, raportuesi për Serbinë vlerësoi se gjendja në këtë fushë është “tronditëse në shumë nivele”.

Ai dënoi përshkallëzimin e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, të cilat, sipas tij, “po kthejnë vendin në kohë të errëta”.

Gjatë debatit, disa deputetë që bënin pjesë në misionin që vizitoi Serbinë në janar kritikuan mungesën e gatishmërisë së autoriteteve të Beogradit për t’u takuar me anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian.

Shumica e anëtarëve të delegacionit vërejtën se presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, kishin bërë komente negative para vizitës, të cilat u shoqëruan me tone negative në raportimet e mediave proqeveritare.

Eurodeputetja Marta Temido, e cila udhëhoqi delegacionin që vizitoi Serbinë në janar, vuri në pah se kishte “retorikë hapur armiqësore” ndaj vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian dhe një interes të kufizuar nga përfaqësuesit e partisë në pushtet për të diskutuar rreth anëtarësimit në BE.

Ajo tha se autoritetet në Serbi, mungesën e përparimit në miratimin dhe zbatimin e reformave e justifikojnë me frustrimin dhe afatet e paqarta kohore.

“Vizita ishte një demonstrim se Serbia është prioritet i Parlamentit Evropian, se ne duam një Serbi demokratike në BE dhe se aktualisht ekziston një nxitje reale në procesin e zgjerimit të BE-së. Megjithatë, kjo kërkon respekt të plotë të kritereve të Kopenhagës dhe angazhim të qartë nga ana e autoriteteve”, tha Temido.

Përfaqësues të institucioneve evropiane, Komisionit Evropian dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (EEAS), që morën pjesë në debat, paralajmëruan se ritmi i përgjithshëm i negociatave për anëtarësimin e Serbisë do të varet nga përparimi në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet me Kosovën.

Përfaqësuesja e EEAS-së, Anne Kemppainen, shprehu shqetësim për ndryshimet e fundit në ligjet e drejtësisë.

Ajo theksoi se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht nga autoritetet serbe të ndalojnë menjëherë zbatimin e tyre dhe të kryejnë rishikime sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që pritet të bëhen publike.

Kemppainen theksoi se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për të bindur BE-në për orientimin e saj strategjik.

“Aktualisht, niveli i përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është 65 për qind. Kjo dukshëm nuk është e mjaftueshme, dhe i kemi bërë të qarta autoriteteve serbe pritjet tona për një përputhshmëri më të qëndrueshme, veçanërisht në lidhje me masat kufizuese të BE-së sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës”, paralajmëroi Kemppainen, duke theksuar se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht.

“BE-ja dëshiron të llogarisë te Serbia si një partnere evropiane e besueshëm dhe fqinje e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që kontribuon në stabilitet dhe pajtim. Kjo nënkupton të përmbahen nga veprime ose deklarata që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së dhe çështjet strategjike”, shtoi përfaqësuesja e EEAS-së.

Në draft-raportin për Serbinë vlerësohet se shteti ka arritur përparim të kufizuar ose aspak në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.

Në dokument theksohet detyrimi i shpallur i Serbisë që anëtarësimi në BE është qëllimi i saj strategjik, por vihet në pah se angazhimet e marra shpesh nuk pasqyrohen në praktikë, gjë që ishte e dukshme edhe kur përfaqësuesit më të lartë të Serbisë nuk morën pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor në dhjetor 2025.

Serbisë i bëhet thirrje të arrijë përparim të besueshëm dhe të shtojë përpjekjet për të luftuar manipulimet dhe ndërhyrjet e huaja në informacion, përfshirë dezinformimet dhe retorikën kundër BE-së.

Në dokument refuzohen pretendimet e zyrtarëve serbë se BE-ja dhe disa shtete anëtare kanë qenë të përfshira në organizimin e protestave studentore nga nëntori 2024, me qëllim të shkaktimit të “revolucionit shumëngjyrësh”.

Parlamenti Evropian përsërit dënimin e tij të ashpër për arrestimet dhe dëbimet e paligjshme të qytetarëve të BE-së që u deklaruan në mbështetje të studentëve protestues.

“Parlamenti Evropian dënon sjelljen e papranueshme, fyerjet dhe retorikën negative kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe aktorëve të tjerë politikë, përfshirë anëtarët e misionit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Serbi në janar 2026”, thuhet në draft-raport.

Aty gjithashtu shprehet shqetësim për thellimin e krizës politike në vend në kontekstin e protestave masive që kanë filluar nëntorin e vitit 2024 dhe që “pasqyrojnë reagimin e qytetarëve ndaj korrupsionit sistematik dhe mungesës së përgjegjësisë dhe transparencës”.

Në dokument shprehet mbështetje për të drejtën e të gjithë qytetarëve të Serbisë, përfshirë studentët, që të protestojnë paqësisht për të kërkuar llogaridhënie dhe reforma demokratike, që lidhen drejtpërdrejtë me sundimin e ligjit.

Draft-raport dënon faktin që gjatë vitit të kaluar protestuesit paqësorë, studentët, aktivistët dhe gazetarët u janë nënshtruar “një sërë masash represive, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës dhe dhunës policore, arrestime arbitrare, ndjekje politike dhe forma të tjera të kërcënimit”.

Gjithashtu, bëhet thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve përgjegjës për shkelje të rënda të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Serbi.

Parlamenti Evropian shpreh shqetësim edhe për intensifikimin e sulmeve verbale, fushatave denigruese dhe presionit mbi organizatat e shoqërisë civile që mbrojnë sundimin e ligjit, si dhe për përkeqësimin e kushteve të punës për gazetarët dhe mediat, duke ftuar Serbinë të ndalë regresin në fushën e lirisë së shprehjes.

Pas debatit në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme, me përfshirjen e amendamenteve, ky dokument pritet të miratohet në qershor në këtë organ të Parlamentit Evropian.

Gjatë vitit, me votim në një nga seancat plenare, dokumenti merr formën e një rezolute të Parlamentit Evropian. /REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë