Aleatët evropianë i thanë “Jo” kërkesës së Trump për forcimin e pranisë ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i SHBA Donald Trump reagoi për të disatën herë lidhur me këtë refuzim duke thënë se NATO po bënte një “gabim shumë të trashë” duke mos dashur të ndihmonte SHBA-në në përpjekjet e saj për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, Uashingtoni nuk kishte nevojë për ndihmën e tyre.










