Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

17/03/2026 - 23:33
në Kryesore, Lajme
A A
Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë prej 30 mijë euro

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se zyrtari policor i arrestuar është Fatmir Uka.

Kurse katër kolegët e policit të arrestuar ndaj të cilëve IPK rekomandoi suspendimin janë: Arianit Çitaku, Jeton Ibrahimi, Kastriot Syla dhe A. S.

Veriu.info ka raportuar për këtë rast të dyshimtë, duke publikuar edhe video të cigareve që dyshoheshin se janë përvetësuar nga zyrtari policor Fatmir Uka.

Video Player

Po ashtu, Veriu.info ka publikuar për këtë rast edhe videon se si zyrtari policor Fatmir Uka e kishte kërcënuar me vrasje pronarin e cigareve Shkelzen Salihu, përderisa ky i fundit i thoshte “pse po mi vjedh cigaret.

Komunikata e Inspektoratit Policor:

IPK arreston një zyrtar policor e rekomandon suspendimin për katër zyrtarë tjerë
Prishtinë/Mitrovicë, 17 mars 2026

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës  kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të angazhuar në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të  Departamenti Kufitar të  Policisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat fillestare hetimore dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se zyrtarët policorë më 13 Mars 2026  gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Sipas dyshimeve fillestare zyrtarët policorë  në këtë rast, pasi paraprakisht kishin sekuestruar mbi 100 paketa me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dyshohet se i kanë përvetësuar 24 paketa me cigare, rreth 12,500 pako cigare në vlerë rreth 30.000 euro, kurse në Doganën e Kosovës i kanë dorëzuar vetëm 84 paketa me cigare të cilat janë dyshuar si të kontrabanduara.

Pas veprimeve hetimore një zyrtar policor është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse  katër zyrtarët tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt.

IPK në interes të hetimit dhe pasi që natyra e veprës penale që lidhet drejtpërdrejt me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe integritetin e zyrtarit policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për të pesë zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.
Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo ankese e qytetarëve për përfshirje eventuale të zyrtarëve policorë në vepra penale do të trajtohet me profesionalizëm të plotë.

JU REKOMANDOJMË

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)
25/05/2026 - 23:17

Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve....

Më shumëDetails

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë
25/05/2026 - 22:33

 Kryetari i Komunës se Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Leqinë, shkruan Veriu.info. Gjatë...

Më shumëDetails

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro
25/05/2026 - 22:20

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për “Hartimin e projekteve për investime kapitale”, ndonëse vlera e parashikuar e kontratës publike kornizë ishte 600 mijë euro. Sipas dokumentit...

Më shumëDetails

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
25/05/2026 - 22:13

Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me armë në parlament. Duke treguar disa detaje që...

Më shumëDetails

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë
25/05/2026 - 21:54

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 85, Naim Hajra, ka takuar strukturat e LDK-së në Mitrovicën, nga të cilat mori mbështetje për garën e 7 qershorit. Postimi...

Më shumëDetails

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 21:36

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka mbajtur takim me përkrahës dhe aktivistë të PDK-së në vendlindjen e tij, fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Rama në këtë takim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë