“Kurti gjithmonë ka bërë kompromise, mirëpo ka ditur ti kamofloj përshkak se po të mos ishte kishte Kurti i kompromiseve ne nuk do ti kishim fare zotimet e Brukselit, aneksin e Ohrit, rrjedhimit atë autonominë e serbëve të cilën herët a vonë duhet ta zbatoj apo ndoshta edhe po e zbaton vetëm është çështje që si do ta paketoj para se ta servoj, do të thotë si do të na mashtroj neve si qytetarë ose si do ta bëjë atë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se Kurti para se ta bëjë një kompromis të madh, gjithmonë dëshiron ta ketë një krizë duke e cilësuar Kurtin si ekspert.









