“I vogël ose i dobët je derisa i nënshtrohesh të madhit. Këta kanë marrë subjekte politike që janë duke i rrudhë. Këta kanë marrë subjekte politike që kanë pasur ide, sot ato nuk kanë më. PSD ka marrë 0 dhë është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik”, tha Molliqaj në Klan Kosova.
Ai theksoi se duke rrëzuar premisat e debatit, PSD mund të jetë një forcë për të sfiduar Albin Kurtin në arenën politike.








