Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?

18/03/2026 - 08:59
në Lajme
A A
Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeqyteti austriak është tronditur mbrëmë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi, ku humben jetën 4 punëtorë dhe një tjetër mbeti i lënduar rëndë. Nga ky aksident është tronditur edhe Kosova. Kjo pasi ambasada e Kosovës në Vjenë ka konfirmuar se tri nga katër viktimat e këtij aksidentit tragjik janë shtetas kosovar.

Ngjarja e rëndë, e cila nga dëshmitarët u përshkrua si një skenë nga një filmi katastrofash, ndodhi të martën pasdite në Alsergrund.

Sipas raportimeve nga gazeta austriake “Krone“, aksidenti fatal ndodhi pak pas orës 14:00 në oborrin e brendshëm të një pallati banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, struktura dhe skela mbajtëse dështuan papritur, duke u shembur pikërisht në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi të.

Siç shkruan gazeta, zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer, shpjegoi se struktura e sapobetonuar u rrëzua papritur, duke i tërhequr punëtorët në thellësi dhe duke i zënë ata nën tonelata beton dhe materiale ndërtimi.

Kurse, dëshmitarët okularë përshkruan për gazetën sekonda dramatike në vendngjarje.

“Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe, pastaj dëgjova vetëm se si punëtorët po bërtisnin me të madhe. Më pas filluan edhe sirenat,“ tregoi një banor i zonës.

Në anën tjetër, ambasada e Kosovës në Vjenë ka konfirmuar se tre nga viktimat që kanë gjetur vdekjen në këtë aksident janë nga Kosova.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse”, është thënë në njoftimin e ambasadës, duke iu shorehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave. Do të vazhdojme të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast”, është thënë në njoftim.

Paraprakisht, ambasada kishte njoftuar se në këtë aksident kanë humbur jetën edhe Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977).

JU REKOMANDOJMË

Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

KQZ mblidhet sot prej orës 17:00, në rend dite miratimi i komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve
18/03/2026 - 12:09

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan, ja për çfarë veprash penale akuzohen

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
18/03/2026 - 12:02

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin...

Më shumëDetails

Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, qeveria “Kurti” me kabinetin më të madh në rajon

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
18/03/2026 - 11:53

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka paraqitur një analizë të strukturës së kabinetit qeveritar. Për këtë,...

Më shumëDetails

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë
18/03/2026 - 11:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga për në pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe asnasjelltas, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas QKMK, kjo...

Më shumëDetails

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt
18/03/2026 - 11:40

Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve, një projekt ky modern që do të rregulloj përfundimisht funksionin e linjave të autobusëve dhe do t'iu shërbej qytetarëve...

Më shumëDetails

Bajrami të premtën, BIK vjen me një njoftim të rëndësishëm

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
18/03/2026 - 11:37

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte. Në komunikatën e BIK-ut është treguar se falja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë