Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në një prononcim për IndeksOnlinen, ai ka konfirmuar se është propozuar për këtë post.
Emri tij dhe Ilir Gashit tanimë është dërguar në presidencë për betim.
Kujtojmë se LDK-ja dhe AAK-ja kanë propozuar anëtarët e njëjtë Sami Hamitin, përkatësisht Muharrem Nitajn.
Ndërkohë që VV-ja raportohet se ka propozuar Alban Krasniqin dhe dy anëtarë të tjerë.












