Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve, një projekt ky modern që do të rregulloj përfundimisht funksionin e linjave të autobusëve dhe do t’iu shërbej qytetarëve për qasje më të lehtë.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se stacioni i ri ka hapësira moderne, funksionale e dinjitoze që i jep qytetit ritëm, rend dhe identitet të ri urban.
“Një projekt që i përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të qytetarëve dhe që përmirëson cilësinë e sherbimevetë transportit publik në qytetin tonë. Faleminderit të gjithëve që besuat në premtimet tona!”, ka shkruar Fadil Nura në Facebook.
Ndryshe, nga dita e hënë stacioni i autobusëve do të nis funksionimin zyrtar.

















