Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Ferizaj

18/03/2026 - 13:22
në Lajme
A A
Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave për vendvotimet dhe në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje direkte, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së, kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit, në atë mënyrë që i pandehuri Y.S, në cilësinë e dëftuesit të votave, ka lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, i pandehuri B.V., duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë, ndërsa të pandehurit Sh.B dhe R. R., edhe pse prezent dhe pjesëmarrës aktiv në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kanë dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë evidente, duke pranuar dhe mundësuar zhvillimin e një procesi të parregullt dhe të pakontrolluar, me ç’rast, përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Me këto veprime, të lartcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit
18/03/2026 - 16:20

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar,...

Më shumëDetails

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë
18/03/2026 - 16:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Gjilanit, janë provokuese për qytetarët e kësaj ane. “Stërvitjet...

Më shumëDetails

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet
18/03/2026 - 15:57

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Përfundon aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 15:53

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ARBK, i cili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Aksioni u krye në bashkëpunim dhe...

Më shumëDetails

Ministria e Punës del me njoftim për subvencionimin e rrymës

Në prill merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, s’dihet a do të ketë ulje
18/03/2026 - 15:43

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se që nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë