Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me kompromisin e fundit të kryeministrit Albin Kurti.
Ajo ka bërë me dije se Kurti ka përparua në këtë drejtim.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kësaj radhe ai nuk e fshehu kompromisin që e beri me strukturat ilegale, për të cilët thoshte se i kishte shkatërruar.
“Nje perparim nga Kurti – nuk e fshehu kompromisin per strukturat ilegale – megjithese i thoshte popullit krejt strukturat ilegale i kishte shuar”, ka shkruar Tahiri.











