Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se që nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre, në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.
Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë.










