Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

02/04/2026 - 10:14
në Lajme
A A
Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave që duhet të ndiqen në rast se nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda afateve të parapara.

Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i vendit parashikon mekanizma të qartë për tejkalimin e një situate të tillë, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit.

Në qendër të këtyre zhvillimeve mbetet roli i Kuvendit të Kosovës, i cili, përmes kryetares së tij, merr përkohësisht kompetencat e kreut të shtetit, si dhe detyrimin për të avancuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në të njëjtën kohë, ekspertët ngrenë edhe mundësinë e zhvillimeve të tjera politike, përfshirë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse institucionet nuk arrijnë të përmbyllin procesin brenda afatit kushtetues prej gjashtë muajsh.

Kjo situatë po shihet si një test i rëndësishëm për funksionimin demokratik dhe për pjekurinë institucionale të vendit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline, ka sqaruar procedurat që parashihen me Kushtetutë në rast të mungesës së një Presidenti të zgjedhur.

Sipas tij, kjo situatë është e rregulluar qartë dhe parashikon ushtrimin e përkohshëm të funksionit të kreut të shtetit nga kryetari i Kuvendit.

“Kjo është e rregulluar me Kushtetutë. Quhet mandat i përkohshëm i Presidentit dhe këtë mandat e merr kryetari i Kuvendit. Afati kushtetues është gjashtë muaj, që nënkupton se brenda kësaj periudhe duhet të krijohen institucionet”, ka deklaruar Kryeziu, për FrontOnline.

Ai thekson se nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të ndodhë brenda gjashtë muajve – të mbahen zgjedhjet, të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i KQZ-së dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka sqaruar ecurinë institucionale që pritet të ndodhë pas përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Sipas tij, më 4 prill përfundon mandati i Osmanit dhe nga ajo datë ajo nuk do të jetë më Presidente e vendit. Baraliu thekson se, në mungesë të zgjedhjes së një presidenti të ri, vendi hyn automatikisht në fazën e procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Me datën 4 prill mbaron mandati i saj dhe Osmani më nuk është Presidente. Meqë nuk e kemi të zgjedhur Presidentin/en tjetër dhe duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në fazën e zgjedhjes së Presidentit. Në këtë situatë, ushtrimin e detyrës së Presidentit, me automatizëm e merr kryetarja e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Baraliu për FrontOnline.

Ai shton se kryeparlamentarja, në këtë rast, bëhet ushtruese e detyrës së Presidentit për një periudhë të kufizuar kohore.

“Ajo ka maksimalisht deri në gjashtë muaj për të ushtruar këtë detyrë, ndërkohë që duhet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri”, theksoi ai.

Sipas Baraliut, brenda këtij afati kushtetues, institucionet e vendit janë të obliguara që të përmbyllin procesin dhe të zgjedhin Presidentin e ri të Kosovës.

‘’Brenda kësaj kohe ne duhet ta zgjedhim Presidentin e vendit’’, tha ai./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së
02/04/2026 - 13:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim dhe përgjegjësi për çmimet e larta, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën. “Sot erdh mashtruesi...

Më shumëDetails

Kurti tash flet kundër “bllokadave e kleçkave”, kërkon të punojë bashkë, thotë se s’ka nevojë për zgjedhje

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte në shpërputhje me kushtetutën
02/04/2026 - 13:11

Kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit sot kërkoi që të punojnë bashkë dhe tha se zgjedhjet janë të panevojshme. Duke aluduar në partitë opozitare, Kurti tha se...

Më shumëDetails

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte në shpërputhje me kushtetutën

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte në shpërputhje me kushtetutën
02/04/2026 - 12:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës foli për çështjen e presidentit ku tha se dekreti ishte në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës,...

Më shumëDetails

Kadrijaj, qeverisë: Marre – tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit

Kadrijaj, qeverisë: Marre – tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit
02/04/2026 - 12:48

Time Kadijaj, deputetja e AAK-së, ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet, pasi nuk u vendos si pikë e parë në rend të ditës Rezoluta e propozuar nga...

Më shumëDetails

Nagavci ‘ligjëron’ për çështjen e zgjedhjes së Presidentit në seancë, thotë se ka që po punojnë për zgjedhje

Nagavci ‘ligjëron’ për çështjen e zgjedhjes së Presidentit në seancë, thotë se ka që po punojnë për zgjedhje
02/04/2026 - 12:42

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arëberie Nagavci, ka bërë thirrje sot në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ata që “punojnë për zgjedhje” duhet ta...

Më shumëDetails

Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së

Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së
02/04/2026 - 12:37

Deputeti i PDK-së Nait Hasani, i është drejtuar sot Kuvendit të Kosovës me një fjalim si mibijetuar i Masakrës në Burgun e Dubravës.Ai reagoi sërish ashpër ndaj ekspozitës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kosova arrin renditjen më të lartë deri tani në FIFA

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë