Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt dy ministret e kabinetit qeveritar për censurë dhe keqpërdorim të fondeve publike.Rrahmani ka deklaruar se fjalën e lirë të deputetëve e penguan Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.
Sipas Rrahmanit këto dy ministre janë financueset kryesore të propagandës së Shkëlzen Gashit.“Sot në Kuvend, fjalën e lirë e penguan dy financueset e propagandës së Shkëlzen Gashit, Donika Gërvalla, e cila ka financuar me 15 mijë euro, dhe Albulena Haxhiu, e cila ka financuar me 5 mijë euro”, tha ai.










