Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit.
Në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.












