Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi

04/04/2026 - 10:59
në Lajme
A A
I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda e Avokatëve të Kosovës ia ka hequr licencën avokatit Driton Dobruna, i cili ishte dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi në vitin 2024.

Në një njoftim, OAK ka njoftuar se Dobruna ka humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe si rrjedhojë është hequr nga regjistri i Avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Pas përfundimit të burgimit, Dobruna gjatë vitit 2025 ishte parë në një tubim dhe është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin 2024 ai kishte kërcënuar Kajtazin me djegje me bëzinë.

Sipas dosjes së prokurorisë, Dobruna i kishte shkruar Kajtazit në Messenger.

“A e din cila dhimbja më e madhe për një qenie, – me ly me benzinë, e pas dy minutave me shu me zjarrfikës, e këtë me e përsërit disa herë deri sa të vdesësh, më ke vrarë, tani jam vetëm si trup i pa shpirt, të jesh i sigurt, premtimin do ta mbaj, unë e ti së bashku në ferr”- ishin fjalët që i kishte dërguar i akuzuari gazetarit, Kajtazi, sipas prokurorisë.

Sipas prokurorisë, Dobruna e ka kanosur Kajtazin për një shkrim të protalit “Insajderi” që fliste për arrestimin e Dobrunës në muajin maj të viti 2024, ndonëse autor i shkrimit nuk ishte Kajtazi.

I akuzuari, më 01.11.2024 ka pranuar fajësinë lidhur me veprën penale të kanosjes dhe kishte kërkuar falje dhe kishte shprehur keqardhje.

Sipas prokurorisë, Dobruna, fillimisht ja kishte dërguar si “screenshot “Kajtazit lajmin e “Insajderit” duke vazhduar me shkrimin “Do të shihemi së shpejti, të adhuroj si gazetar, je idoll i im, Faleminderit për vuajtjet që mi ke shkaktuar, por të dua shumë, mezi po pres me u taku me ju, Vehbi k***, do të gjejë, do të takohemi, të dua, ma ke prish jetën, por nuk ka dert, se ti je gazetar, a e din cila dhimbja më e madhe për një qenie, – me ly me benzin e pas dy minutave me shu me zjarrfikës, e këtë me e përsërit disa herë deri sa të vdesësh, më ke vrarë, tani jam vetëm si trup i pa shpirtë, të jesh i sigurt premtimin do ta mbaj, unë e ti së bashku në ferr”./Sinjali

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë