Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Buqetë me lule dhe falënderim për angazhimin pesëvjeçar, Haxhiu thyen ‘heshtjen’ e VV për Osmanin: Suksese kudo që të angazhohesh

04/04/2026 - 19:55
në Kryesore, Lajme
A A
Buqetë me lule dhe falënderim për angazhimin pesëvjeçar, Haxhiu thyen ‘heshtjen’ e VV për Osmanin: Suksese kudo që të angazhohesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot u ngarkua edhe me ushtrimin e detyrës së presidentes pasi sot i përfundoi mandati pesëvjeçar presidentes Vjosa Osmani.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës në Presidencën e Kosovës, Osmani ia la porositë bashkë me dosjet pasueses së saj dhe i tha që ta kontaktojë sa herë të ketë nevojë edhe pas kësaj dite.

Në këtë fjalim të shkurtë e ceremonial, Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje theu heshtjen e partisë së saj në raport me Osmanin, për përfundimin e mandatit të së cilës s’pati asnjë koment nga ky subjekt.

Ajo pati fjalë të mira për punën dhe mundin e saj për pesë vjet në krye të shtetit dhe tha se do të ketë edhe raste të tjera të bashkëpunimit derisa përmendi raportin e tyre kur ishin deputete të Kuvendit.

“Faleminderit shumë për gjithë punën dhe angazhimin pesëvjeçar që e ke bërë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sigurisht që për Kosovën është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të kenë njerëz që kanë integritet të lartë profesional e moral dhe që secilin vendim që e marrin e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët”, i tha Haxhiu gjatë ceremonisë.

Haxhiu i uroi suksese Osmanit në angazhimin e saj të radhës “kudo” që Osmani ka vendosur.

“Jam e bindur që do të kemi raste e momente të tjera të bashkëpunimit. Unë jam shumë e hapur që të vazhdojmë bashkëpunimin me ju. Të uroj shumë suksese në angazhimin tënd kudo që ju keni vendosur që ta bëni atë. Sigurisht që do t’ju kontaktojmë, ndoshta nuk do t’ju ngarkojmë shumë, por përgjegjësitë e presidentit/presidentes, dosjet që po i shoh këtu para vetes, e kam parasysh që puna nuk është shumë e lehtë, por me një përkushtim maksimal timin, të kabinetit tim, si dhe administratës së këtij institucioni”.

“Faleminderit për punën, mundin dhe natyrisht që do të vazhdojmë sërish bashkëpunimin”.

Osmani kishte shprehur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën kishte garuar më 2021, nuk e kandidoi në Kuvendin e Kosovës./Express/

JU REKOMANDOJMË

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim
26/05/2026 - 18:02

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas sulmeve ajrore amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat Irani i ka cilësuar si një...

Më shumëDetails

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën
26/05/2026 - 18:00

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dyshihet është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu. Ai...

Më shumëDetails

Gruaja e ish-deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, la punën paraprake ende pa e nënshkruar kontratën

Gruaja e ish-deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, la punën paraprake ende pa e nënshkruar kontratën
26/05/2026 - 17:58

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka punësuar gruan e tij, Zejnepe Rexhajn, në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Kështu po raporton mediumi “Betimi për Drejtësi”, sipas të cilit...

Më shumëDetails

PAMJE| Rreth 1.8 milion myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit

PAMJE| Rreth 1.8 milion myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit
26/05/2026 - 17:44

Rreth 1.8 milion haxhilerë myslimanë sot u drejtuan drejt fushave të malit Arafat në Arabinë Saudite, në kulmin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit. Grupet e haxhilerëve u monitoruan...

Më shumëDetails

85-shi i LDK-së, Naim Hajra, drejtuar Vetëvendosjes: Edhe Mulla Osmani në krye të vendit, edhe kodi civil me të cilin lejohet martesa e burrit me burrë, nuk shkojnë

85-shi i LDK-së, Naim Hajra, drejtuar Vetëvendosjes: Edhe Mulla Osmani në krye të vendit, edhe kodi civil me të cilin lejohet martesa e burrit me burrë, nuk shkojnë
26/05/2026 - 17:33

Kandidati për deputet nga LDK, Naim Hajra, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes që ka në listë hoxhën mulla Osmani dhe njëkohësisht mbështet komunitetin LGBT, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Kongresistët amerikanë nga Presheva vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel

Kongresistët amerikanë nga Presheva vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel
26/05/2026 - 17:22

Delegacioni dypartiak i Kongresit amerikan, i përbërë nga kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam, pas një vizite në Luginën e Preshevës, këtë pasdite erdhën ën Kosovë. Ata u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    480 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120
  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë