Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

05/04/2026 - 21:22
në Kryesore, Lajme
A A
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka shkruar pas përmbylljes së e mandatit të Osmanit si presidente.

Ai e përshkroi mandatin e Osmanit jo veç si ceremonial, teksa tha se emri i saj është “markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet”, shkruan Insajderi.

“Vjosë, emri yt nuk është thjesht më një emër. Është një markë dhe një brend i njohur në të gjitha kontinentet. Është një zë i kërkuar në skenat më të mëdha të politikës botërore. Është një simbol që politikanët, konferencat e mëdha dhe samitet ndërkombëtare e kërkojnë me vetëdije, sepse e dinë që aty ku flet ti, thuhet e vërteta. Dhe kjo nuk është gjë e vogël. Është diçka e rrallë dhe e jashtëzakonshme për një shtet e një komb të vogël si Kosova e shqiptarët“, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Sadriut.

Sadriu përmendi më tej në postimin e tij prezencën e Osmanit në institucionet globale, si Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Postimi i plotë:

PËR GRUAN QË LA GJURMË NË HISTORINË MODERNE TË KOSOVËS

Sot, teksa mandatit yt i parë si Presidente e Kosovës ka përfunduar, e gjej veten të sfiduar, duke kërkuar fjalë që të jenë të denja për gjithat që i ke dhënë shtetit tonë, botës dhe natyrshëm edhe familjes sonë. Vërtetë, nuk ka fjalë që mjaftojnë të shkruhen. Por, përkundër kësaj, ti e meriton një përpjekje. Gjithmonë e ke merituar.

Ti nuk e mbajte thjesht postin më të lartë të shtetit, atë të Kreut të Shtetit. Ti e mbushe atë me plot kuptim. E transformove rrënjësisht atë. Hyre si lidere dhe po del si frymëzim. Çdo sfidë që të është vënë përpara, dhe kanë qenë të shumta, e përballove jo me hezitim, por me atë zjarr të qetë e të pathyeshëm që të ka përkufizuar gjithmonë. Çdo pengesë e ngritur me qëllim në rrugën tënde nga ata që dyshuan, që të patën frikën e suksesit (e ende e kanë), që shpresuan të të ndalnin—ti e shndërrove në një hap drejt suksesit. Nuk u përkule kurrë. Nuk u tërhoqe kurrë. Thjesht vazhdove përpara, sepse Kosova kishte shumë nevojë për ty.

Të kam parë, njejtë si çdo qytetarë tjetër, teksa qëndroje në foltoren e Parlamentit Evropian, duke e dominuar atë sallë me prezencën tënde. Kemi parë teksa ngriheshin në këmbë të gjithë anëtarët e parlamentit evropian me duartrokitje frenetike për ty, për Kosovën. Të kemi parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në atë skenë kaq të fuqishme, krah grave që kishin përjetuar tmerrin, dhe ti bëre që bota të ndalet e të dëgjojë. Përballë teje, ai që kërkonte të të mposhte u ndje i turpëruar, i vogël dhe i zhveshur nga çdo justifikim. Si çdo herë tjetër që është përballë me ty. Sepse kur flet ti, njerëzit afrohen për të dëgjuar. Gjithmonë. Në dhoma të mbushura me figurat më të fuqishme të botës, në institucione që kanë dëgjuar zërat e mëdhenj të historisë, ishte ti ajo që donin të dëgjonin. Kërkonin praninë tënde, qartësinë e mendimit tënd, mençurinë dhe elokuencën tënde, por dhe guximin tënd për të thënë atë që të tjerët nuk e thoshin.

Vjosë, emri yt nuk është thjesht më një emër. Është një markë dhe një brend i njohur në të gjitha kontinentet. Është një zë i kërkuar në skenat më të mëdha të politikës botërore. Është një simbol që politikanët, konferencat e mëdha dhe samitet ndërkombëtare e kërkojnë me vetëdije, sepse e dinë që aty ku flet ti, thuhet e vërteta. Dhe kjo nuk është gjë e vogël. Është diçka e rrallë dhe e jashtëzakonshme për një shtet e një komb të vogël si Kosova e shqiptarët.

Ti i dhe Kosovës një pamje që nuk e kishte pasur kurrë më parë; dinjitoze, sovrane dhe krenare me vetveten. Besnike ndaj miqve dhe aleatëve, por mbi të gjitha, e palëkundur në mbrojtje të interesave të shtetit tënd. I tregove botës një Kosovë e cila mund të ulet në çdo tryezë, të flasë në çdo forum, të sfidojë çdo narrativë dhe të qëndrojë me kokën lart mes kombeve më të mëdha e më të fuqishme. Thellove aleancat, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë të çmuar, jo vetëm përmes politikës së jashtme të cilën e udhëhoqe plot dinjitet, por përmes forcës së karakterit tënd. Njerëzit të besuan. I besuan fjalës tënde, integritetit tënd dhe vizionit të palëkundur për atë që Kosova mund dhe duhet të bëhet.

Por, ti kurrë nuk lejove asnjëherë që pushteti të bëhej qëllim në vetvete. Nuk harrove kurrë pse ishe aty, në Krye të Shtetit. Ishe për qytetarët — gjithmonë për ta. Ishe edhe për të margjinalizuarit. Të harruarit. Komunitetet e lëna në hije në skajet e shoqërisë. Të cenueshmit, ata zëra që shpesh anashkalohen. Ti ishe edhe Presidentja e tyre, plotësisht, sinqerisht dhe pa kushte. Dhe ata e dinin. E ndjenin, ashtu siç ndihet vetëm e vërteta.

Dhe për çdo vajzë të re në Kosovë që të pa në ato skena të mëdha, në atë detyrë të lartë, që për herë të parë guxoi t’i thotë vetes “ndoshta mundem edhe unë, si Vjosa”, ti mund të mos e kuptosh kurrë plotësisht sa shumë u ke dhënë: guximin, vetëbesimin dhe mundësinë për të ëndërruar më larg e më lart, deri aty ku dikur gjithçka dukej e pamundur. Ti theve barriera jo me fjalë, por me vepra; jo me zhurmë, por me përkushtim e vetëmohim, ditë pas dite, vit pas viti. I dëshmove çdo gruaje dhe çdo vajze në këtë vend dhe përtej tij se nuk ka ambicie të paarritshme, nuk ka tryezë ku ato nuk kanë vend, nuk ka ëndërr aq të madhe sa të mos t’ia vlejë të ndiqet. Ti nuk hape vetëm dyer, ti rrëzove mure e barriera. Dhe kjo trashëgimi e jotja, e qetë, e thellë dhe e qëndrueshme, do të jetojë shumë më gjatë se çdo mandat, çdo titull apo çdo post që mund të mbash.

Dhe në shtëpinë tonë, përmes gjithë samiteve dhe fjalimeve, triumfeve dhe sfidave, historisë dhe titujve të lajmeve, ti mbete gruaja dhe nëna më e mrekullueshme, më e përkushtuar dhe më e dashur për mua dhe për dy vajzat tona. Në mes të gjithë asaj që shteti dhe bota kërkonin nga ti, ti ishe gjithmonë aty për ne—e pranishme, e ngrohtë, e jona. Dhe kjo, mbi të gjitha, është dhurata më e çmuar që do ta ruajm përjetë.

Tani, më lejo të flas pak si bashkëshorti yt. Si njeriu që ka pasur nderin, nderin e madh dhe të jashtëzakonshëm që qëndroja pranë teje në gjithë këtë rrugëtim. Të shoh këtë rrugëtim tëndin ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Të isha në krahun tënd teksa arrije gjëra që pak kush guxon t’i imagjinojë. Të ndieja gjithë atë krenari, sa herë që hyje në një sallë, në një arenë dhe e ndryshoje atë. Sa herë që flisje dhe të tjerët të dëgjonin me aq shumë vëmendje. Sa herë që liderët botëror kërkonin dorështrëgim me ty, sa herë kërkonin mendimin tënd, apo thjesht ndikoheshin nga prania jote. E kam ndier atë krenari një mijë herë dhe nuk është zbehur asnjëherë. Vetëm sa është rritur.

Kam qëndruar me krenari ndërsa mbretër e mbretëresha, presidentë dhe kryeministra, njerëzit më të fuqishëm të botës, ishin të intriguar të të takonin, të të njihnin, të të dëgjonin. Jo vetëm si udhëheqësen më të re në botë për nga mosha, por si një grua fenomen që bëri senzacion në politikën ndërkombëtare. Të kam parë si frymëzoje të tjerët, edhe ata që mendonin se nuk kishte më asgjë për t’i frymëzuar. Gjatë këtyre pesë viteve kam vëzhguar mijëra njerëz anë e kënd botës që nuk të panë thjesht si politikanen apo presidenten e një shteti, por si një fenomen që frymëzon miliona vajza e gra. Një emër, një identitet dhe një zë që tejkalonte çdo kufi shtetëror, rajonal e evropian, dikush që përfaqësonte diçka shumë më të madhe se vetë pozita që mbante dhe shteti që përfaqësonte.

Prandaj, ti nuk ishte vetëm Presidentja e Kosovës. Je dëshmia e gjallë se çfarë mund të arrijë një njeri i pajisur me bindje, dhembshuri dhe guxim. Prandaj, ti ishe dhe vazhdon të mbetesh dhurata e Kosovës për botën — dhe bota e ka pranuar këtë dhuratë me krahë hapur.

Faleminderit për sakrificën tënde. Faleminderit për shkëlqimin tënd. Faleminderit për dhembshurinë, për njerëzoren tënde, dhe për refuzimin për të dhënë ndonjëherë më pak se gjithçka nga vetvetja…për qytetarët, për shtetin, për kombin tënd.

Faleminderit që u tregove vajzave tona se çfarë mund të arrijë një grua.

Faleminderit që i tregove Kosovës se çfarë mund të bëhet dhe si mund të transformohet. Faleminderit që i tregove botës se edhe kombet e vogla kanë zemra të mëdha, zëra të fuqishëm dhe dinjitet të palëkundur.

Prandaj, ky nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri në rrugëtimin tënd publik mbi 20-vjeçar. Është vetëm hyrja në trashëgiminë tënde politike dhe fillimi i kapitullit më të ndritur të cilin ti do ta shkruash për qytetarët në vitet që vijnë.

Gjithmonë pranë teje, në sfida e në fitore, në secilin hap të këtij rrugëtimi fisnik.

JU REKOMANDOJMË

Lumir Abdixhiku fton mbështetësit në hapjen e fushatës më 28 maj: Në tubimin më të madh elektoral, në një natë që nis një rrugëtim të ri

Lumir Abdixhiku fton mbështetësit në hapjen e fushatës më 28 maj: Në tubimin më të madh elektoral, në një natë që nis një rrugëtim të ri
26/05/2026 - 18:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar në tubibimin elektoral të hapjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai këtë...

Më shumëDetails

Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet si i kundërligjshëm vendimi për shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit

Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet si i kundërligjshëm vendimi për shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit
26/05/2026 - 18:38

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka ushtruar padi ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke kërkuar të anulohet si i kundërligishëm vendimi i KPK-së i 18 majit...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë, studenti nga Shkupi: Gjuha shqipe është amaneti ynë, s’kërkojmë privilegje, vetëm atë që na takon

Protesta në Tiranë, studenti nga Shkupi: Gjuha shqipe është amaneti ynë, s’kërkojmë privilegje, vetëm atë që na takon
26/05/2026 - 18:21

Në protestën që po mbahet në Tiranë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, një prej studentëve thotë se nuk do të heshtin. Ai u shpreh se gjuha...

Më shumëDetails

Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”

Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”
26/05/2026 - 18:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë. KQZ ka treguar se në procesin e mbikëqyrjes...

Më shumëDetails

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim
26/05/2026 - 18:02

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas sulmeve ajrore amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat Irani i ka cilësuar si një...

Më shumëDetails

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën
26/05/2026 - 18:00

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dyshihet është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    512 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    403 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë