Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz

06/04/2026 - 08:15
në Lajme
A A
A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Friedrich Merz deklaroi pas takimit me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa se “në perspektivën e tri viteve të ardhshme rreth 80% e sirianëve që qëndrojnë aktualisht në Gjermani duhet të kthehen në atdheun e tyre”. Ai u shpreh pra pro përshpejtimit të riatdhesimit të mbi 950.000 sirianëve, që kanë ardhur kryesisht me krizën e refugjatëve 2015-2016.

Përparësi kanë personat pa leje qëndrimi të vlefshme dhe “grupi problematik i sirianëve me rekorde kriminale”. Gjermania do të investojë këtë vit mbi 200 milionë euro për rindërtimin e Sirisë. Por të martën, Merz-i e sqaroi deklaratën e kthimit të 80% të sirianëve. Tha se shifra e kishte burimin tek Presidenti sirian.

A realizohet dot, nga ana ligjore dhe praktike, riatdhesimi i kaq shumë njerëzve brenda pak kohe? Për tre vjet, çdo ditë do të duhej të ktheheshin 730 vetë. 250.000 sirianë kanë tani nënshtetësi gjermane, 70.000 me leje qëndrimi të pakufizuar. Vullnetarisht, për 1 vit, megjithë financimin nga Gjermania, janë kthyer rreth 3.600 sirianë.

Al-Sharaaja shprehu “mirënjohje të thellë” ndaj “qeverisë gjermane e popullit gjerman, që u hapën dyert më shumë se një milion sirianëve, që u mundësuan atyre këtu siguri – dhe që të rindërtojnë, jetët e tyre të shkatërruara”. Ai shprehu shpresën që kompanitë gjermane të sjellin ekspertizë në Siri. Kërkoi investime e partneritet.

Reagimet për deklaratën e kthimit, qenë të përziera: SPD paralajmëroi se pritshmëritë e kthimit nuk përmbushen, E Majta, parti e ekstremit të majtë, tha se kjo “ushqen fantazitë e AfD-së për deportim masiv”, ndërsa AfD-ja, partia populiste e djathtë e kritikoi shifrën si “të vonuar”.

Përfaqësues të komunitetit mjekësor gjerman paralajmëruan mungesa në kujdesin shëndetësor: sirianët janë grupi më i madh i mjekëve të huaj në spitalet gjermane: me mbi 5.700 mjekë.

Avokatia siriane Nahla Osman i tha DW se deklarata ngjall dëshpërim dhe zemërim, dhe duket “më shumë si sinjal politik i brendshëm, në kontekstin e rritjes së AfD-së, sesa strategji e zbatueshme”. /DW Shqip

JU REKOMANDOJMË

Diskutimet për Presidentin/ Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun

Diskutimet për Presidentin/ Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun
06/04/2026 - 11:19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Ky është takimi i tretë mes tyre...

Më shumëDetails

Aksidentohen në garazhën e banesës, burrë dhe grua bëhen “kërrsh” me njëri tjetrin

Arrestohet një serb në Prizren, me 5 euro tentoi t’i korruptojë policët për të mos e gjobitur
06/04/2026 - 11:07

Pas një aksidenti në garazhin e banesës një qift kanë sulmuar njëri tjetrin, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit më pas kanë...

Më shumëDetails

Ramadani: Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës

Ramadani: Pa zgjidhje të shpejt, po shkojmë në kolaps
06/04/2026 - 10:49

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar se nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Përmes, një postimi në...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës dhe benzinës, MINT del me paralajmërim të ashpër

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
06/04/2026 - 10:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për...

Më shumëDetails

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu
06/04/2026 - 10:30

Deputeti Daut Haradinaj feston sot ditëlindjen e 48-të. Urimi i parë publik i erdhi nga vëllai i tij, Ramushi i cili ndau një fotografi krah tij në Facebook....

Më shumëDetails

Ia vodhën paratë nga çanta – intervistohen katër gra dhe dy burra në Prishtinë

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë
06/04/2026 - 09:54

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme, të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Teksa rasti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë