Gazetarja e Piranjave, Edona Gashi, ka treguar se po merret me një hulumtim shumë problematik në Fushë Kosovë, ku e përfshirë është edhe një gjyqtare e cila po favorizon palën grabitëse!
Ajo ka thënë se babai i një kandidate për asamble, po tenton që t’ia merr tokën mbesës së tij, pas vdekjes së babait të saj.
“Nuk është njerëzore me lujt me një jetim, me ja marrë pronësinë që ia ka lënë amanet babai i saj” ka shkruar ndër tjera Gashi.

E Demantim News mëson se bëhet fjalë për babain e Tringa Berishës, ish-kandidate për asamble nga radhët e PDK-së, ku shpeshherë u pa edhe nën shoqërinë e Uran Ismailit.


Nga ana tjetër, gazetarja ka thënë se shumë shpejt do zbulohen detaje tronditëse nga ky hulumtim.














