Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alba tregon se kush duhet ta fitojë BBVA, sipas saj

11/04/2026 - 11:26
në ShowBiz
A A
Alba tregon se kush duhet ta fitojë BBVA, sipas saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” dhe ethet e garës nuk po i ndiejnë vetëm banorët apo ndjekësit besnikë, por edhe figurat e tjera publike e ish-banorët. Së fundmi, Alba Pollozhani, ish-banorja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ka vendosur të ndajë analizën e saj mbi pretendentët e çmimit të madh.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve duke bërë një përshkrim të shkurtër por mjaft thelbësor për secilin prej protagonistëve të mbetur, pa i kursyer mendimet e drejtpërdrejta dhe ironinë.

Duke nisur nga Rogerti, Alba e sheh atë si një “fitues në tentativë përgjithmonë”, duke lënë të kuptohet se sado që mundohet apo sado afër të jetë, ai mbetet gjithmonë vetëm në përpjekje. Nga ana tjetër, për Selin ka një vlerësim shumë më të lartë, duke e cilësuar atë si “trimëreshë”. Sipas Albës, ajo do të ishte një fituese e padiskutueshme e garës nëse nuk do t’i “priteshin këmbët” nga dalja e Gimbos nga shtëpia, e cila duket se e ka penalizuar disi në lojë. Megjithatë, ajo pranon hapur se dëshira e saj personale është që pikërisht Selin të shpallet fituese e këtij edicioni.

Kritikat më të ashpra duket se i ka ruajtur për Mateon, të cilin e quan prerë një “fitues të dështuar”. Ish-banorja mendon se ai po përpiqet të dalë mirë te publiku duke luajtur rolin e “qaramanit” që ankohet në spektakle për distancimin e Brikenës nga ai. Madje, ajo shton një thumbim tepër të qartë duke u shprehur se “mashkulli burrë nuk ankohet”. Për vetë Brikenën nga ana tjetër ka një përfundim më të butë, duke e parë thjesht si “fituesen e bukurisë së zemrës” e jo si formatin e lojtares që dominon lojën për të fituar.

Ndërsa verdiktin final e thekson te Miri. Alba parashikon se ai do të jetë fituesi i këtij edicioni, ndonëse e mbyll mendimin e saj duke e konsideruar si një “fitues formal” për ata që dinë të lexojnë e kuptojnë mes rreshtave se çfarë po ndodh me lojën. Tani mbetet vetëm të presim për të parë nëse parashikimi i saj do të përputhet vërtet me votën finale të publikut në natën e madhe.

JU REKOMANDOJMË

“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin

“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin
29/07/2026 - 22:31

Albërije Hadërgjonaj është rikthyer te përplasja e saj me moderatorin Ardit Gjebrea, duke treguar edhe një herë arsyen që, sipas saj, ka sjellë krisjen e raportit mes tyre....

Më shumëDetails

Selin kritikon Brikenën pas intervistës me Gretën: Minimalja për një moderatore është të studiosh televizionin

Selin kritikon Brikenën pas intervistës me Gretën: Minimalja për një moderatore është të studiosh televizionin
29/07/2026 - 20:55

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka reaguar lidhur me intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar mënyrën e moderimit dhe...

Më shumëDetails

Brikena pozon në bikini

Brikena pozon në bikini
29/07/2026 - 18:54

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, ka publikuar foto të reja. Këtë herë, Brikena është shfaqur me bikini, duke vënë në pah linjat e saj trupore,...

Më shumëDetails

Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull
29/07/2026 - 14:35

Grimeri shqiptar, Kevin Kodra, i ka propozuar fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone. Ceremonia është mbajtur në Sicili. “Përgjithmonë në krahët tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit...

Më shumëDetails

Buta dhe Fjolla i japin edhe një shans martesës së tyre?

Buta dhe Fjolla i japin edhe një shans martesës së tyre?
29/07/2026 - 10:15

Reperi i njohur, Buta, duket se është duke bërë progres në jetën private. Ka më shumë se një vit që përflitet se artisti është ndarë nga gruaja e...

Më shumëDetails

Samedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë

Samedin Jashari emocionon me rolin kryesor në filmin “Tokë e Djegur”, një rrëfim për sakrificën dhe lirinë
28/07/2026 - 15:45

Filmi “Tokë e Djegur”, me skenar dhe regji të Ganimet Bytyqit (Lalushi), është një projekt kinematografik me tematikë lufte që synon të sjellë në ekran ngjarje të frymëzuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë