Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet se SHBA ka kërkuar zgjatjen e armëpushimit në konfliktin me Iranin.
Zëdhënësja për shtyp, Karoline Leavitt, i cilësoi këto raportime si “të pasakta”, duke theksuar se nuk ka pasur një kërkesë të tillë nga ana e Uashingtonit.
Ajo bëri të ditur se kontaktet për një raund të dytë bisedimesh me Teheranin kanë qenë produktive dhe se negociatat mund të zhvillohen sërish në Pakistan, i cili po vepron si ndërmjetësi i vetëm.
Leavitt shtoi gjithashtu se SHBA nuk do të rinovojë licencat që lejonin blerjen e naftës ruse dhe iraniane. /Panorama













