Dy shoqe të mitura janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në fshatin Livoç i Epërm, në Gjilan.
Sipas familjarëve, vajzat kanë dalë së bashku dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Rasti është raportuar më 16 tetor 2026, rreth orës 23:50, ndërsa policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
Njoftimi i policisë:
PERSONA TË ZHDUKUR/Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 16.10.2026 – 23:50. Nga familjarët e tyre janë raportuar të zhdukura dy shoqe, femra të mitura. Sipas familjarëve të viktimave këto të fundit kanë dalë bashkë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.
















