Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka deklaruar se vendi është drejt zgjedhjes së një presidenti të ri dhe se nuk duhet të shkohet në zgjedhje.
Ai në Debat Plus, tha se në ditët në vijim priten takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe partive opozitare, duke bërë thirrje që opozita të reflektojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për presidentin.
“Nuk duhet të shkohet në zgjedhje. Jemi drejt një presidenti të ri dhe opozita duhet të reflektojë që ta kemi presidentin”, ka deklaruar Bajqinofci.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar gatishmëri për të gjetur një kandidat konsensual, ndërsa fajësoi opozitën për mungesë vullneti politik, duke përmendur edhe procesin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit.
Ai ka shtuar se deklaratat e opozitës për zgjedhje nuk janë zgjidhje dhe paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet për ta.
“Shpesh i kemi dëgjuar opozitën duke thënë se ne nuk kemi çfarë të humbin me humb do të humb vetëm LVV, por është një thënie e popullit që keqja nuk ka skej andaj opozita duhet me ditë se mund të ketë edhe më keq se ky rezultat”, ka deklaruar ai.













