Ministrja e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka emëruar Adem Berishën si ushtrues detyre i drejtorit të Inspektoratit.
“Në kuadër të reformës së brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam emëruar ushtrues detyre i srejtorit të Inspektoratit z. Adem Berisha.
Me emërimin e kryesinspektorit të ri synojmë forcimin e funksionimit të Inspektoratit, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, shkruan ministrja Pacolli në njoftim.












