Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

16/04/2026 - 17:51
në Kryesore, Lajme
A A
Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka publikuar të hënën një video të Imer Imerit në të cilën ai shihej se mbante në brezi një armë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të nesërmen (e marte) policia ka realizuar një bastisje në shtëpinë e Imer Imerit në fshatin Vojnik të Skenderajt, ku ka sekuestruar 3 pistoleta, 2 armë të gjata dhe 734 fishekë.

Veriu.info mëson se Imer Imeri kishte disa leje për armë të lëshuar gjatë kohës së UNMIK-ut, por të njëjtave u kishte skaduar afati.

Në një komunikatë të lëshuar nga policia për këtë rast thuhet se hetuesit policorë kanë vepruar pas shfaqjes së tij në rrjete sociale me armë.

“Bazuar në informatën e pranuar se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe si rezultat është identifikuar dhe është lokalizuar personi i dyshuar. Me datën 14.04.2026, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë armë: tri armë të shkurta (pistoleta), dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’“, përfundon njoftimi i policisë.

Ndryshe, Imer Imeri në këtë video të publikuar nga Veriu.info lavdëron Albin Kurtin, duke e quajtur king, përderisa hedh akuza të rënda ndaj Sami Lushtakut.

Kujtojmë se Imer Imeri ka qenë dëshmitarë i prokurorisë në Gjykatën Speciale kundër ish krerëve të UÇK-së.

Tags: Imer Imeri

JU REKOMANDOJMË

Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë

E dhimbshme: Ky është 35 vjeçari që humbi jetën në Malishevë bashkë me dy fëmijët e tij
16/04/2026 - 20:41

Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi i zjarrit mesditën e sotme në një banesë në Malishevë, la të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij. Dyshohet se...

Më shumëDetails

Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij
16/04/2026 - 20:12

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”. Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët...

Më shumëDetails

“K***at e tilla duhet të kallen me benzinë publikisht”, ky është mërgimtari që e kërcënoi me jetë deputeten e PDK-së

“K***at e tilla duhet të kallen me benzinë publikisht”, ky është mërgimtari që e kërcënoi me jetë deputeten e PDK-së
16/04/2026 - 19:50

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, sot ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një qytetar. Gazeta Nacionale ka mësuar se njeriu që e ka kërcënuar deputeten është...

Më shumëDetails

Arrestohet një person për vjedhje në Xhaminë e këtij fshati

Arrestohet një person për vjedhje në Xhaminë e këtij fshati
16/04/2026 - 19:43

Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë. Njësitet reaguese kanë dalë...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për rastin tragjik në Malishevë

Policia jep detaje për rastin tragjik në Malishevë
16/04/2026 - 19:33

Komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, ka dhënë detajet lidhur me rastin tragjik në Malishevë ku babai dhe fëmijët humbën jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit. “Po,...

Më shumëDetails

Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për Kosovën, 29 milionë kredi direkt në buxhet

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
16/04/2026 - 19:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, ka nisur transferimi i mjeteve financiare në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

    Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal nga Elkos: AIP kap kompaninë e Ramiz Kelmendit duke i vëzhguar kundërligjshëm punëtorët tinëz me kamera (Dokument)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ekskluzive: Ky është togeri i Njësisë Speciale në Mitrovicë për të cilin IPK rekomandoi suspendim, dyshohet se inçizoi jashtëligjshëm hetuesit policorë gjatë intervistimit (Emri/Foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 48 vjecari që humbi jetën në vendin e punës në Shtime ishte pjesë e kompanisë së deputetit të Vetëvendosjes

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë