Një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar nga INTERPOL-i është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i ekstraduari dyshohet për veprën penale Falsifikim i parave.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Falsifikim i Parave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.














