Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka mohuar sot të gjitha akuzat gjatë seancës ku u mbajtën fjalët përfundimtare në gjykatë. Ai deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, duke thënë se nuk e ka kryer, nuk e ka organizuar dhe nuk ka qenë dëshmitar i vrasjes. “Un nuk e kam kryer vrasjen as nuk e kam organizuar as nuk e kam parë kur është kryer, as un as femijët”, tha ai.
Murseli theksoi se edhe fëmijët e tij nuk kanë parë asgjë nga ngjarja, duke insistuar në pafajësinë e tij.











