Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jep para për VV-në, përfshihet aktivisht në fushatë: Kush është kryetari i Bordit të BQK-së që me dy këmbë e shkel ligjin?

18/04/2026 - 19:52
në Lajme
A A
Kryetari i Bordit të BQK-së i dha donacion 1 mijë euro Lëvizjes Vetëvendosje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, është shndërruar në militant të partisë në pushtet. Pavarësisht postit të lartë publik që ka, ai nuk heq dorë nga mbështetja për VV-në.

Edhe pas marrjes së pozitës aktuale, ai është përfshirë në aktivitete politike duke e përkrahur partinë e tij.

Ndonëse ligji ia ndalon pjesëmarrjen në aktivitete politike, ai vazhdimisht është përfshirë në fushatë të VV-së, duke mbështetur kandidatë të caktuar të kësaj partie në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale.

Gazeta Nacionale dje ka raportuar se vitin e kaluar Nurboja ka dhënë një mijë euro donacion për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë ai e ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2026.

Gjithashtu, gazeta Nacionale vitin e kaluar ka raportuar se për përfshirjen e Nurbojës në fushatën e VV-së.

Duke e “harruar” se posti i lartë publik që mban ia ndalon përfshirjen në aktivitete politike, në zgjedhjet e lokale të 12 tetorit ai kishte promovuar publikisht bashkëshorten e tij Mimoza Nurboja, që ishte kandidate e VV-së për asamble komunale në Pejë, dhe ish-kandidatin e VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi.

Të gjitha këto veprime ai po i bën në kundërshtim të hapur me Ligjin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi normat e këtij ligji ia ndalojnë guvernatorit dhe anëtarëve të bordit të BQK-së pjesëmarrjen në aktivitete politike.

Neni 41 të këtij ligji thotë se një anëtar i bordit mund të shkarkohet nga pozita, nëse ai ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet politik.

“2.3. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore.”, thuhet në piken 2.3 te nenit 41.

Megjithatë, deri me tani BQK-ja nuk ka marrë asnjë masë ndaj kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, i cili vazhdimisht dhe në mënyrë të hapur e ka mbështetur VV-në.

Edhe para se të merrte këtë post, Bashkim Nurboja njihej si një aktivist i denjë i partisë së Albin Kurtit.

Në dekadën e fundit, ai i ka shërbyer zellshëm VV-së në pozita të ndryshme partiake.

Gjatë këtyre viteve, Nurboja ka garuar nën logon e partisë së Albin Kurtit në zgjedhje lokale dhe në zgjedhje qendrore.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Nurboja kishte garuar si kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Pejës. Megjithatë, qytetarët e Pejës nuk ia kishin besuar mandatin.

Më pas, ai e kishte provuar fatin edhe për zgjedhje nacionale, duke kërkuar mandat për deputet.

Në zgjedhjet nacionale të vitit 2019, ai kishte garuar për deputet në listën e VV-së. As kësaj radhe nuk ia kishte arritur qëllimit.

Pas gjithë këtyre dështimeve, VV-ja kishte vendosur të shpërblente me një post të lartë publik.

Në vitin 2021, me ardhjen e VV-së në pushtet, ai ishte zgjedhur anëtar i bordit të BQK-së. Kurse, në shkurti të vitit 2023, Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës e kishte zgjedhur Bashkim Nurbojën kryetar të këtij institucion.

JU REKOMANDOJMË

Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?

Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?
18/04/2026 - 23:02

Në periudha të ndryshme të vitit 2025, kompania Porsche Kosova,  kishte importuar mbi100 vetura të markës Skoda të llojit Oktavia Selection. Importi i tyre në numër kaq të...

Më shumëDetails

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës
18/04/2026 - 22:43

Kryeministri Albin Kurti, në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar se në llogarinë bankare ka 16.41 euro. Rreth kësaj, ka reaguar këshilltari i tij, Hysamedin Feraj. Ky...

Më shumëDetails

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë
18/04/2026 - 22:33

Donald Trump thirri një mbledhje në “Situation Room” të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mëngjes për të diskutuar krizën e rinovuar rreth Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat...

Më shumëDetails

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm
18/04/2026 - 22:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të “Global Progressive Mobilisation” që po mbahet në Barcelona, ku është zhvilluar një darkë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale
18/04/2026 - 22:09

EPolicia e Kosovës sonte po zhvillon një aksion në shkallë të gjerë në Mitrovicë nën dyshimin e bastoreve ilegale. Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online...

Më shumëDetails

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë
18/04/2026 - 22:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë spekulimet se SHBA-ja po e përfundon anëtarësimin e saj në aleancën e NATO-s. “Unë nuk e shoh SHBA-në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë