Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori “defekti” i Byrosë, Bugaqku: Ai mund të thotë ‘s’ka prova’ të ndalet verifikimi i pasurisë, kjo mund të përdoret politikisht

19/04/2026 - 08:27
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtori “defekti” i Byrosë, Bugaqku: Ai mund të thotë ‘s’ka prova’ të ndalet verifikimi i pasurisë, kjo mund të përdoret politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarëve publikë në Kosovë, që dyshohen për pasurim të jashtëligjshëm, pritet t’iu verifikohet pasuria, e cila në raste të caktuara mund të përfundojë edhe në konfiskim nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji i ri për këtë mekanizëm kaloi në lexim të parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 17 prill, pasi versioni paraprak ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Byroja parashihet të ketë departamente të veçanta dhe zyrtarë që do të verifikojnë pasuritë për të cilat ka një dyshim se janë fituar jashtëligjshëm nga zyrtarët publikë.

Nëse pasuria përcaktohet si e pajustifikueshme, projektligji parasheh konfiskimin e pasurisë nga gjykata.

Por, mënyra se si do të funksionojë Byroja ka ngritur pikëpyetje.

Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se drejtori i Byrosë parashihet të zgjidhet me votat e shumicës parlamentare, dhe të ketë kompetenca të plota në inicimin e procedurave për verifikim të pasurisë.

I njëjti drejtor, sipas Bugaqkut, mund të vendosë edhe që të ndalet verifikimi i pasurisë së një zyrtari, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Kjo, konsideron ai, mund të përdoret politikisht, pasi më asnjë institucion i drejtësisë nuk do të mund ta trajtonte atë pasuri.

“Askush nuk mund ta kontestojë më atë pasuri, dhe ky lloj mekanizmi mund të shërbejë si një mekanizëm i legjitimimit të pasurisë, që potencialisht nëse do të shkonte në gjykatë ndoshta do të vërtetohej se është e paligjshme”, thotë ai.

Bugaqku pohon se në kuptimin e konfiskimit civil të pasurisë, Byroja do të jetë mbi organet e tjera të sistemit të drejtësisë.

Ai thotë se ka kundërthënie në ligj sa i përket periudhës kohore të verifikimit ta pasurisë, pasi, sipas tij, qëndron dispozita që parasheh verifikimin e pasurisë që është fituar nga 17 shkurti 2008, por edhe tjetra që thotë se zyrtarit publik mund t’i verifikohet pasuria vetëm deri në 10 vjet pasi ta ketë përfunduar mandatin.

“Nëse një zyrtari publik, ta zëmë i ka pushuar mandati në vitin 2010, afati maksimal që atij mund t’i verifikohet dhe konfiskohet pasuria është viti 2020”, thotë Bugaqku, duke sqaruar se asnjë institucion bankar apo tatimor nuk obligohet të ruajë të dhëna më gjatë se dhjetë vjet, që do të shërbenin si prova.

Projektligji i ri për Byronë u përcoll me vërejtje të opozitës parlamentare, ashtu sikurse edhe versioni paraprak, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)
19/04/2026 - 11:25

Një operacion i zhvilluar sot në Vushtrri ka çuar në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe skemave piramidale. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)
19/04/2026 - 11:03

Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e madh kundër lojërave të fatit. Ngjarja lidhet me...

Më shumëDetails

Bastisje në 15 lokacione në Skenderaj për bixhoz ilegal – këta janë të dyshuarit, disa ndalohen për 48 orë

Bastisje në 15 lokacione në Skenderaj për bixhoz ilegal – këta janë të dyshuarit, disa ndalohen për 48 orë
19/04/2026 - 10:54

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në Skenderaj, në kuadër të hetimeve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Ngjarja ka ndodhur më 18 prill...

Më shumëDetails

Aksion i madh i policisë kundër bixhozit në Kosovë, arrestohen 34 persona

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
19/04/2026 - 10:50

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë lëshuar komunikatë në lidhje me aksionin e mbrëmshëm policor kundër bixhozit të paligjshëm ku janë arrestuar 34 persona, transmeton...

Më shumëDetails

“Pse në korridore, a nuk pate ndonjë takim bilateral?”, mbështetësit e Vjosa Osmanit i “gjuhen” Kurtit

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm
19/04/2026 - 10:38

Kryeministri Albin Kurti ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook. Krahas tyre, ai ka shkruar se në ‘Global Progressive Mobilisation’ në Barcelonë, pjesë e darkës...

Më shumëDetails

Azemi: Mungesa e sigurisë në punë dhe pagat e ulëta po nxisin ikjen e punëtorëve

Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor
19/04/2026 - 10:08

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka folur për sfidat me të cilat përballen punëtorët në sektorin privat, duke theksuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, këto janë cmimet për sot dhe nesër

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë