Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Fjalimi i tij për fundin e regjimeve

17/10/2026 - 21:16
në Lajme
A A
Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Fjalimi i tij për fundin e regjimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ditën e pestë të protestave studentore, pas orësh të tëra përplasjesh në rrugët e Tiranës, përballë kryeministrisë në terren u nxorr një nga strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit.

Forcat RENEA, të pajisura me armatim të rëndë dhe të përgatitura për operacione kundër terroristëve, pengmarrësve dhe kriminelëve të armatosur zbritën nga mjetet dhe u pozicionuan pranë kryeministrisë, përballë turmave të studentëve dhe gjimnazistëve që kërkonin largimin e Edi Ramës.

RENEA është shkurtimi i emërtimit Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur. Njësia speciale e Policisë së Shtetit është trajnuar për ndërhyrje në situata me rrezikshmëri të jashtëzakonshme, përfshirë operacionet antiterroriste, pengmarrjet, arrestimin e personave të armatosur dhe neutralizimin e grupeve kriminale.

Pamjet më poshtë tregojnë efektivët e RENEA-s që qëndrojnë me armatime në duar, disa prej tyre me snajperat gati, ndërsa turma e protestuesve gjendej pak hapa më tej.

Për pesë ditë me radhë, protestat ishin shoqëruar me përplasje të dhunshme, breshëri gurësh, dëmtime ndërtesash dhe sulme ndaj policisë. Por deri më tani një gjë është e sigurt, që studentët nuk kanë përdorur armë zjarri. Ky është një fakt që duhet theksuar, pasi e bën të pazakontë përfshirjen e RENEA-s, një repart i krijuar për neutralizimin e kërcënimeve të armatosura dhe jo për shpërndarjen e turmave.

Gazetarët që raportonin për protestën thanë se kanë parë tri autoblinda të RENEA-s u pozicionuan në krah të godinës së kryeministrisë, ndërsa përballë tyre qëndronin protestuesit.

Mobilizimi erdhi pas një jave të vështirë për policinë, efektivët e së cilës ishin përballur me sulme të vazhdueshme dhe për orë të tëra, efektivët e policisë kanë qëndruar përballë breshërisë së gurëve që hidhnin protestuesit.

Angazhimi i një njësie të tillë, veçanërisht me armë precizioni, kërkon një justifikim konkret sigurie. Sipas ligjit, as dhuna ndaj policisë dhe as dëmtimi i pronës nuk përbëjnë, në vetvete, autorizim për përdorimin e armëve të zjarrit kundër një grupimi ku janë studentë dhe gjimnazistë.

Ende nuk është bërë i ditur zinxhiri i vendimmarrjes që çoi në angazhimin e repartit special. Nuk dihet nëse urdhri u dha nga drejtuesit operacionalë të policisë apo nëse vendimi u mor në një nivel më të lartë politik. Megjithatë, përgjegjësia politike për mënyrën se si qeveria po menaxhon protestat mbetet te Edi Rama. Në vetvete, ky vendim i dirigjuar nga Edi Rama dëshmon edhe për pozicionin e vështirë ku e ka vendosur protesta e studentëve pushtetin politik.

Për ta kuptuar çfarë ndodh sot me Ramën, mjafton t’i rikthehemi një fjalimi të atij vetë të mbajtur rreth gjashtë vjet më parë, në 2020 gjatë një aktiviteti me forcat RENEA.

Në atë fjalim, kryeministri bëri një përshkrim të historisë së repartit, duke e lidhur origjinën e tij me aparatin represiv të diktaturës komuniste.

Sipas tij RENEA u themelua me një akt të posaçëm në 12 shtator të vitit 1991, siç u shpreh Rama “në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur”. Detyra e parë e repartit ishte “të përndiqte grupimet e supozuara antiregjim” dhe “të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume” shprehej Rama me qesëndi.

Ai e lidhi historinë e repartit edhe me një tjetër moment dramatik për Shqipërinë, marsin e vitit 1997, kur shteti u përfshi nga kolapsi dhe pushteti i Sali Berishës po shkonte drejt fundit.

Sipas Ramës, në atë periudhë, reparti ishte përgatitur “të sulmonte popullsinë civile në jug të vendit së bashku me brigadën e raketave, brigadën e tankeve dhe brigadën e artilerisë”.

“Krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse”, shprehej Rama në atë fjalim, pa e menduar se dita kur do të sillej njësoj si satrapët e tjerë do të vinte disa vite më parë.

Gjashtë vjet më vonë ky fjalim tingëllon shumë domethënës. Ai tregon se angazhimi i RENEA-s kundër qytetarëve nuk ishte shprehje e fuqisë së një regjimi, por simptomë e frikës së tij. Ashtu siç po ndodh sot. Reparti që u trajnua për të përballuar terroristë dhe kriminelë të armatosur gjendet edhe një herë përballë studentëve dhe gjimnazistëve, mes të cilëve ka edhe të mitur.

Dhe ky vendim, vjen nga një qeveri që sipas vetë interpretimit të Ramës, tashmë e ka marrë tatëpjetën dhe po shfaq të njëjtat simptoma frike si ato të kaluarës./Lapsi.al

JU REKOMANDOJMË

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë
17/10/2026 - 21:34

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh...

Më shumëDetails

Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon
17/10/2026 - 21:29

Një incident me kanosje është raportuar të shtunën në Skenderaj, ku cak i kërcënimit të dyshuar ka qenë Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve...

Më shumëDetails

Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve
17/10/2026 - 21:08

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e lirive demokratike, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies institucionale. Në një reagim...

Më shumëDetails

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime
17/10/2026 - 20:50

Një thirrje publike për protestë është bërë për 1 nëntor në Prishtinë, me kërkesën që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje. Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë