Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksion i madh i policisë kundër bixhozit në Kosovë, arrestohen 34 persona

19/04/2026 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë lëshuar komunikatë në lidhje me aksionin e mbrëmshëm policor kundër bixhozit të paligjshëm ku janë arrestuar 34 persona, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një sërë operacionesh të koordinuara në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për aktivitete të kundërligjshme./Veriu.info

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA
POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE NË MITROVICË

34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prishtinë, 19 prill 2026

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një sërë operacionesh të koordinuara në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve janë arritur këto rezultate:

-Janë arrestuar 34 persona të dyshuar.
-Janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private;
-Janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë:
– rreth 170,000 euro para të gatshme,
– pesë (5) automjete,
– armë zjarri,
-si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Me vendim të prokurorit kompetent:
• 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa
• të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë derguar në mbajtje.
Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria vlerësojnë lart profesionalizmin, përkushtimin dhe efikasitetin e zyrtarëve policorë dhe hetuesve të përfshirë në këto operacione komplekse, të cilat janë zhvilluar në disa faza dhe lokacione të ndryshme. Bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç në arritjen e këtyre rezultateve konkrete.
Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në luftimin e çdo forme të kriminalitetit dhe ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Reagon Bahtir Maxhuni: Lajm i rremë është se kinse jam arrestuar, jam në shtëpi duke pirë çaj

Reagon Bahtir Maxhuni: Lajm i rremë është se kinse jam  arrestuar, jam në shtëpi duke pirë çaj
19/04/2026 - 12:34

Një aksion me shkallë të gjërë nga Policia e Kosovës është zhvilluar mbrëmë në shumë lokacione gjithandej Kosovës, ku cak ishin lokalet që organizonin lojëra fati ilegalisht. Portali...

Më shumëDetails

Çmimet e larta, Shahini: Qeveria po e menaxhon krizën në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset – shumë kompani në errësirë, mijëra vende pune në rrezik
19/04/2026 - 12:31

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në përballje me krizën ekonomike, duke theksuar se deri më tani masat e...

Më shumëDetails

Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics
19/04/2026 - 12:18

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një operacion në...

Më shumëDetails

Droga s’ka të ndalur: I riu kapet me marihuanë në Prishtinë, e pranon para policisë

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
19/04/2026 - 11:52

Një rast tjetër i posedimit të narkotikëve është zbuluar në kryeqytet, duke treguar se fenomeni i përdorimit të substancave ilegale vazhdon të jetë prezent. Ngjarja ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbështetjen e ShBA ndaj Kosovës

Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbështetjen e ShBA ndaj Kosovës
19/04/2026 - 11:41

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos. Pas takimit, Osmani thotë se ka falënderuar Shtetet e Bashkuara...

Më shumëDetails

Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)
19/04/2026 - 11:25

Një operacion i zhvilluar sot në Vushtrri ka çuar në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe skemave piramidale. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, këto janë cmimet për sot dhe nesër

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë