Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u zbardh grabitja me kallash në “Diti-R”: kamera, arma dhe vetura i fundosin – tre të dyshuar në ndalim (Emrat)

20/04/2026 - 11:09
në Lajme
A A
Si u zbardh grabitja me kallash në “Diti-R”: kamera, arma dhe vetura i fundosin – tre të dyshuar në ndalim (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zhvillime të reja kanë dalë nga grabitja e armatosur që ndodhi në mes të ditës në fshatin Slivovë të Ferizajt, ku një market u sulmua me kallash dhe u morën para nga arka.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, hetuesit rajonalë, menjëherë pas rastit, kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me forenzikën, ku përmes kamerave të sigurisë dhe veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar.

Në pranga kanë rënë:

Bunjamin Terziu rreth 28 vjeç – i dyshuar kryesor,

si dhe Vullnet Sadriu rreth 28 vjeç dhe Rinor Hysaj rreth 38 vjeç, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

Sipas burimeve, i dyshuari kryesor ka hyrë në marketin “Diti-R”, i armatosur me AK-47, ku nën kërcënimin e armës i ka marrë rreth 500 euro nga arka shitësit N.R.

Pas arrestimeve, policia ka kryer bastisje në një shtëpi në afërsi të marketit, ku dyshohet se kishin qëndruar të dyshuarit. Aty është gjetur dhe sekuestruar:

* arma automatike AK-47, që dyshohet të jetë përdorur në grabitje,

* rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës,

* si dhe një veturë Audi Q7, pronë e të dyshuarit kryesor, e cila është gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Forenzika rajonale ka kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave materiale në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje e armatosur” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për mundësinë e takimeve me PDK-në: Ka njëfarë bojkoti, thua se jemi në vitin 2025 – unë besoj që është viti 2026

Kurti për mundësinë e takimeve me PDK-në: Ka njëfarë bojkoti, thua se jemi në vitin 2025 – unë besoj që është viti 2026
20/04/2026 - 13:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për refuzimin e PDK-së që të takohen. Kurti ka thënë se ka njëfarë bojkoti. “Ka njëfarë bojkoti, si është e mundur...

Më shumëDetails

Ramadani: Më pozitive do të ishte marrëveshja VV-LDK për presidentin sesa zgjedhjet e reja

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
20/04/2026 - 13:17

Analisti politik Burim Ramadani, ka thënë se do të ishte shumë pozitive nëse arrihet një marrëveshje për Presidentin. Përmes një postimi në Facebook ai ka komentuar takimin që...

Më shumëDetails

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut
20/04/2026 - 12:59

Veriu.info më 10 prill kishte raportuar se si biznesi i fushës së estetikës ‘Quin with Rina Zaiti’ me pronare Albana Merlaku po ushtron ilegalisht veprimtari të ofrimit të...

Më shumëDetails

Kurti: I dërgova një mesazh Bedri Hamzës, ta shohim çka është e mundur

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
20/04/2026 - 12:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit. Megjithatë, ai...

Më shumëDetails

Kurti: Abdixhiku refuzoi të hyjë në qeveri me mua, ia dhash postin e zëvendësit tim

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
20/04/2026 - 12:44

Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj. Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet i shin të pasuksesshme, për shkak se asnjhëra nga ofertat nuk...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK s’mund të bëjë më shumë, s’kemi dëgjuar propozim tjetër përveç që presidenti të jetë i VV-së

LDK dënon sulmet në veri: Koordinimi me miqtë ndërkombëtarë është jetik
20/04/2026 - 12:38

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për presidentin. Abdixhiku tha se LDK nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    580 Shpërndaje
    Shpërndaje 232 Tweet 145
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë