Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

20/04/2026 - 22:47
në Kryesore, Lajme
A A
Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muhamet Gashi, i kërkuar për afër 4 vjet për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan është arrestuar më 16 prill 2026.

Por, gjatë kohës sa ai ishte në kërkim, duke përdorur identitet të rrejshëm, dhe nga informatat që ka Betimi për Drejtësi, ai dyshohet se për muaj me radhë kishte punuar si shofer dhe transportuar fëmijët në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi”, që na shkurti 2026, kishte këto informata dhe intervistuar edhe prindërit, po kishte vendosur mos t’i publikonte me qëllim të mos prishjes se hetimeve të Prokurorisë deri në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Prokurori i rastit, Arben Hoti tregon se çka rezultoi nga hetimet deri në arrestimin e tij.

“Falë një pune intensive, të mirë organizuar edhe me Policinë e Kosovës, Njësitin e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe një hetimi intensiv të pandërprerë për disa muaj, kemi arritur që përfundimisht me 15.04 mes datës 16 kemi arritur që ta lokalizojmë dhe arrestojmë të pandehurin Muhamet i cili dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, në ndërkohë gjatë arratisjes se tij është vërtetuar dhe prova se ka kryer edhe vepra të tjera penale për të cilat Prokuroria ka marr aktvendim për zgjerim të hetimeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai është i përfshirë edhe në vepra tjera penale.

Ka të bëjë me falsifikim të dokumenteve,  ka të bëjë me vjedhje të identiteteve, ka të bëjë me mbajtje në posedim me qëllim të shitjes së substancave narkotike, me armëmbajtje të tjera përveç asaj që me të cilën ka kryer veprën penale të vrasjes.

Prokurori Hoti, thotë se gjatë kohës sa ai ishte në arrati, ai po qëndronte mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë si prokuror i çështjes këtë rast konkret e kam pranuar në fundin e vitit 2025. Për kohën prej 2022 derisa unë jam pajisur me lëndën nuk mund të di apo nuk kam njohuri për vendndodhjen apo strehimin e tij mirëpo ë për aq sa di është se nga momenti kur unë jam pajisur me lëndë e tutje i njëjti kryesisht është strehuar në zonën e pjesës jugore të Serbisë, përkatësisht zonën e Bujanovcit, Preshevës, ka pasur lëvizje të kohëpaskohshme edhe në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij, ai qenë shumë i mirë organizuar në shmangiet të arrestimit.

“Saqë në shkresat e lëndës ekziston edhe një raport i një zyrtarit policor i pikëkalimit i zonës kufitare të Gjilanit, ku ka arritur t’i shmanget qysh në vitin 2022 nga vetura, domethënë është ndalë në një pikë kontrolli, ka qenë brenda veturës dhe gjatë verifikimit që ka bërë zyrtari policor sipas procedurave operative që i kanë, i njëjti duke e ditur se do të rezultojë me arrestimin e tij për shkak të se ishte në kërkim për vrasjet e rëndë, ka arritur t’i ikë nga ai vend i ngjarjes dhe ka qenë i paarritshëm”, ka shtuar ai.

Lidhur me dyshimet se ai kishte punuar si shofer i nxënësve, prokurori thotë se janë duke i hetuar të gjitha informatat.

“Si informacion e kemi pranuar gjatë fazës së trajtimit të çështjes. Ka pasur informacione por diçka më konkrete për momentin nuk mund të ndajmë me opinionin sepse jemi në proces edhe të verifikimit të disa veprimeve të tjera që mund t’i ketë ndërmarrë ky person i pandehur gjatë kësaj kohe. Si informacion ka ekzistuar që ka qenë vozitës i një  veture me të cilën ka transportuar fëmijët  në një shkollë këtu në lagje të Prishtinës”, ka thënë ai.

Nga informatat që Betimi për Drejtësi ka, i dyshuari Muhamet Gashi prindërve dhe fëmijëve iu është prezantuar si Albin Behrami. Kurse, një punëtor i ri që do niste punën si shofer, atij i është prezantuar se është shefi i Kompanisë.

Punëtori i ri, në shkurt 2025, kishte bërë një njoftim në grupin e prindërve, ku tregonte se nuk do ketë me transport për nxënës pasi pronari i autobusit po kërkohet nga Policia.

“Ai pronari ka pas diçka problem me shtet diçka edhe tani s’është tu u lajmeru mo. Ai u prezantu me emër Albin Behrami”,ka thënë ai.

Sipas tij, Muhamet Gashi i prezantuar si Albin, kishte bartur nxënësit rreth 3 muaj.

“E di që nja 3 muaj po, veç se di saktë. Pronar de pronar, unë që dy jave ja kom nisë aty”, ka shtuar ai.

Ai thoshte, se nuk e dinte se për çfarë po e kërkonte Policia.

“ Vallahin nuk e di, hiç nuk e di, për diçka të madhe po, veç për çka nuk e di. Se nuk me ka njofu Policia për çka as qysh veç erdhën aty e lypen, ke tu me dal problem edhe mu për qata e lash edhe punën”, ka thënë shoferi i ri.

“Betimi për Drejtësi”, kishte biseduar edhe me disa prindër, të cilët thonë se e njihnin me emrin Albin, ndërsa e përshkruanin si njeri të sjellshëm.

“Tash me ka bo me u tut, mu tut edhe mu si prind se i kam pas 3 çikat e mija, 2 fëmijë të vëllaut d.m.th. janë kanë me to ama sjelljen e ka pas shumë të mirë kështu, qatu në lagje dikun ka banu po tash se kam ditë për”, ishte shprehur prindi V.G më 16 shkurt 2026.

Ky prind, thotë si kishte lejen që të futej edhe në oborrin e shkollës. Ndërsa, edhe atij i është prezantuar si pronar i Kompanisë.

“Po, po e patëm nxjerrë lejen e patëm bo një… me hi në oborr, mos me i lanë fëmijët me kapërcye rrugën, me shku në lloq me hi sidomos pasdite që janë kanë fëmija e vogël klasa e 2-3 ka pasur leje prej drejtorit me hi me u parku deri të dalin fëmija krejt. Ai është prezantu si pronar i Kompanisë”, ka shtuar ai,

V.A, gjithashtu prind ka thënë se ai si shofer i fëmijëve kishte punuar rreth 4 muaj apo më shumë.

Ndërsa, H.E, thotë se atë e njeh si person të mirë.

“Se di, ai u kane shumë njeri i mirë, unë kam udhetuar me te, ishte hoxhë, ky që them unë. Se në fillim me ra ishte shumë njeri i mirë, tash me çuditët”, ka thënë ajo.

Disa prej prindërve, në bazë të fotografiës, për Betimi për Drejtësi, kishin identifikuar se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Prokurori Hoti, thotë se Muhamet Gashi, duke vjedhur identitetin e dikujt tjetër, ai ka arritur edhe të krijoj raporte juridike.

“Me rastin e arrestimit të tij tek i njëjti janë gjetur dokumente identifikuese me identitete të rrejshme. Domethënë i njëjti ka arritur të bëjë falsifikimin e dokumenteve zyrtare, letërnjoftimeve të lëshuara kinëse nga Autoritetet e Republikës së Kosovës. Ka arritur të bëjë vjedhje të identitetit të personave të cilët jemi në proces të identifikimit dhe verifikimit dhe të paraqitjes së tyre si palë ankuese. Dhe përmes këtyre dokumenteve ka arritur të krijojë edhe raporte juridiko civile apo edhe raporte të tjera që mund të ketë krijuar nëpër institucione ose kompani apo çkado koftë”, ka thënë prokurori.

Prokurori vlerëson se i pandehuri Gashi ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe në momentin e arrestimit të tij ai kishte edhe armë.

“Po ne kemi pas informacione se i njëjti është edhe me shkallë të konsiderueshme të rrezikshmërisë. të paktën është vlerësuar si rrezikshmëri e lartë.Ne kemi kërkuar asistencë edhe nga njësitë e specializuara të policisë përkatësisht njësia e FIT, apo njësia e ndërhyrjeve të specializuara tani si quhen ato dhe të njëjtit me rastin e intervenimit kanë hasur në të i cili në momentin e parë në dorën e tij ka pasur armë ndërsa me rastin e këqyrjes së mëtejshme nga ana e Njësitit të Forenzikës apo krimteknikës së policisë ka rezultuar se në atë armë ka pas edhe municion përkatësisht se fisheku ka qenë në tytën e armës”, ka thënë Hoti,

Bashkë me Muhamet Gashin është arrestuar edhe Gentian Gashi, i cili dyshohet për dhënien e ndihmës pas kryerjes se veprës penale.

“Nga provat që i kemi grumbulluar deri në këtë fazë kemi arritur të sigurojmë prova për të vërtetuar faktin se ky person përmes veprimeve të tij me dijeni i ka ofruar strehim dhe shmangie nga arrestimi i personit në kërkim Muhamet Gashit duke e strehuar në një në njërën nga njësitë banesore ku ka banuar edhe vetë personalisht me familje”, ka thënë prokurori.

Prokurori Arben Hoti, ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e Betimi për Drejtësi, për arrestimin e të dyshuarit.

“Unë  kam pranuar kërkesë nga “Betimi për Drejtësi për ndarjen e disa informacioneve që ata kanë poseduar lidhur me këtë çështje dhe meqenëse në atë fazë kemi qenë në një hetim intensiv, unë kam kërkuar që çështjet e ndarjes në opinion publik të këtyre informacioneve të jenë të kufizuara për shkak të cenimit të hetimit, përkatësisht rrezikimit që mund të na bëhej për lokalizimin e të pandehurit”.

“Duke pasur parasysh se nga provat që ne posedonim kishim informacion se i panehuri është shumë mirë i organizuar, arrin shumë mirë që t’i shmanget legjitimimit edhe arrestimit kështu që nga ana e betimit kemi pranu domethënë kërkesën tonë për kufizimin e ndarjes së apo shpërndarjes së këtij informacioni në publik dhe bashkëpunimi ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Po ashtu përveç betimit për drejtësi unë dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe ata qytetarë të cilët pa asnjë dyshje, pa asnjë hezitim, në çdo kohë, gjatë kësaj periudhe kohore na kanë ofruar informacione për aq sa ata kanë pas njo dhe asnjëherë nuk janë shmangur kërkesave të organeve të policisë apo prokurorisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ndonjëherë ndarja e një informacioni për nevoja mediale mund të jetë e nevojshme, e, mirëpo mund të paraqet edhe ndonjë rrezik shumë më të lartë.

“Kështu që një koordinim paraprak para  se të ndahej një informacion i tillë gjithmonë do të ishte i vlefshëm dhe i arsyeshëm për të vlerësuar cenimin apo rrezikshmërinë që do të përbënte ndarja e atij informacioni në atë kohë”, ka thënë Hoti.

“Unë për hir  të korrektësisë, sapo kemi përfunduar procesin e arrestimit të tij dhe sapo na janë krijuar kushtet për të vepruar kam dhënë informacionin përmes zyrës për komunikim me media edhe për Betimin për Drejtësi duke informuar se kemi arritur ta lokalizojmë dhe arrestojmë të kërkuarin Muhamed Gashi për të cilin betimi për drejtësi ka pasur informacion paraprak që ka dashur ta ndajë me ne në atë kohë”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten e 17 prillit,  ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej një muaj, ndaj të dyshuarve.

JU REKOMANDOJMË

Valon Syla: Kurti po don me e “shkoklu” LDK-në e mbetur, doli fitues nga takimi

Valon Syla: Kurti po don me e “shkoklu” LDK-në e mbetur, doli fitues nga takimi
20/04/2026 - 22:15

Analisti Valon Syla ka komentuar në emisionin “Pressing” në T7 takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, i cili përfundoi...

Më shumëDetails

Deda thotë se “paaftësia e Kurtit” për të ndërtuar partneritete “po e çon vendin drejt skenarit të Bullgarisë”

Deda thotë se “paaftësia e Kurtit” për të ndërtuar partneritete “po e çon vendin drejt skenarit të Bullgarisë”
20/04/2026 - 21:46

Opinionisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth çështjes së presidentit, duke thënë se oferta e Kurtit ndaj opozitës për postin e kryetarit të Kuvendit është...

Më shumëDetails

“Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

“Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë
20/04/2026 - 20:59

“Këto dosje do ta trondisin Kosovën!”, është paralajmërimi i autorit të “Debat Plus”, Ermal Panduri, për ciklin e ri të emisioneve, shfaqjen e të cilëve, e ka paralajmëruar...

Më shumëDetails

Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz
20/04/2026 - 20:54

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona, të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit online, në...

Më shumëDetails

“Kjo nuk është fare serioze”: Hamza tregon që Kurti i ofroi PDK-së kryetarin e kuvendit për votat për president

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
20/04/2026 - 20:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Albin Kurti i Vetëvendosjes i ka ofruar PDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti...

Më shumëDetails

Lushaku: “Propozimi i Kurtit i papranueshëm për LDK-në, kërkoi ta ketë edhe presidentin”

Lushaku: “Propozimi i Kurtit i papranueshëm për LDK-në, kërkoi ta ketë edhe presidentin”
20/04/2026 - 20:14

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, tha se “është e papranueshme” që Vetëvendosja të merr edhe institucionin e presidentit. Kjo, sipas saj, ishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    605 Shpërndaje
    Shpërndaje 242 Tweet 151
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë