Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Demhasaj: Kurti është pazarxhija më i keq që ekziston

21/04/2026 - 08:56
në Lajme
A A
Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Arton Demhasaj, ka akuzuar qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti në proceset e negociatave për formimin e institucioneve në Kosovë, duke e cilësuar atë si kontradiktore dhe jo të sinqertë në raport me partnerët politikë.

Demhasaj tha se në debatet publike shpesh po mbrohet një interpretim i rregullave të parlamentarizmit, ndërsa sipas tij në praktikë po tentohet të ndryshohet mënyra se si funksionon sistemi politik.

“Ju çka vini me mbrojt në studio Vetëvendosjen edhe rregullat e parlamentarizmit në botë mundoheni me i ndryshu”, tha Demhasaj në Politiko.

Ai kritikoi ashpër qasjen e Kryeministrit Kurti, duke e quajtur atë “pazarxhi politik”, dhe duke thënë se në komunikimin politik janë dhënë mesazhe të ndryshme në raport me procesin e marrëveshjeve për qeverisje dhe institucionet shtetërore.

“Sepse kjo është lojë e fëlliqur. Kurti është pazarxhiu më i keq që ekziston. Pazarxhi edhe pikë”, shtoi Demhasaj.

Duke iu referuar një takimi fillestar mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Demhasaj tha se aty është diskutuar mundësia ku LDK ka propozuar ose për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, ose për një presidenti konsensual.

Sipas tij, nëse qëllimi ka qenë vërtet arritja e një koalicioni qeverisës, atëherë nuk do të duhej të prezantohej publikisht ideja e presidentit konsensual, por të vazhdonin negociatat për ndarjen e posteve ekzekutive.

Demhasaj shtoi se LDK-ja, në atë kohë, sipas tij, ka qenë e hapur për diskutime, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mungesës së vullnetit politik.

“Nëse takimi i parë ka ndodh Abdixhiku e Kurti, edhe është diskutuar, e Abdixhiku ka thënë se jemi ose për marrëveshje politike, ose për president konsensual. Nëse Kurti ka dashtë në atë kohë marrëveshje politike me LDK-në, nuk ka pasë nevojë me mashtru popullin për president konsensual, por me vazhdu negociatat me LDK-në, me thënë se po duam me bë marrëveshje koalicioni e po ia japim këto ministri, këto pozicione e unë e dua presidentin, ndoshta LDK e kishte pranu se i kishin diskutuar, por nuk e ka dashtë.” tha tutje Demhasaj. /Kanal10

JU REKOMANDOJMË

Çollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit

Çollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit
21/04/2026 - 11:47

Kosova ka hyrë në javën e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dështimi për të arritur një marrëveshje rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Në...

Më shumëDetails

Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
21/04/2026 - 11:38

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme të thirrur për çmimin e rrymës. “Çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët”, është pika e vetme...

Më shumëDetails

Kosova drejt zgjedhjeve, a e kalon AAK-ja pragun? Ja çka thotë Haradinaj

Haradinaj-Kurtit: Marre, me qeverinë tonë pensioni do jetë 200 euro e paga minimale 600
21/04/2026 - 11:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet e reja kjo parti garon e vetme, derisa shtoi se kandidat për kryeministër do të jetë...

Më shumëDetails

Maliqi: Po shkohet drejt zgjedhjeve, Kurti synon edhe Presidencën

Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
21/04/2026 - 11:18

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke vlerësuar se situata aktuale po çon drejt zgjedhjeve të reja dhe se skenari...

Më shumëDetails

Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë

Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë
21/04/2026 - 11:03

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj Gani Demaj së bashku me Jahja Llukën të po akuzohen për korrupsion...

Më shumëDetails

FMN godet fort: Kosova edhe në 2030 ndër vendet më të varfra në Evropë

FMN godet fort: Kosova edhe në 2030 ndër vendet më të varfra në Evropë
21/04/2026 - 10:47

Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon më shqetësim të thellë lidhur me parashikimet e fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilave Kosova edhe në vitin 2030 do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë