Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë

21/04/2026 - 11:03
në Lajme
A A
Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj Gani Demaj së bashku me Jahja Llukën të po akuzohen për korrupsion u dëgjua dëshmitari Hekuran Selimaj, pronar i kompanisë “Elsa Grup”.

Dëshmitari Selimaj deklaroi se për projektin për rregullimin e varrezave të dëshmorëve u angazhua me ftesën e zyrtarit Jahja Lluka dhe po ashtu ishte projekti i vetëm që kishte bashkëpunuar me të.

Pas pyetjes së prokurorit të shtetit se a kishte nënshkruar kontratë, dëshmitari Selimaj deklaroi se “jo vetëm është bërë me mirëbesim, e kemi punuar me referenca të kompanisë së mëhershme”.

Dëshmitari Selimaj deklaroi se nga të gjitha pagesat për varrezat e dëshmorëve një apo dy pagesa nuk janë kryer. Dëshmitari Selimaj deklaroi se nuk e dinte ku i kishte dorëzuar faturat e kompanisë, në Presidencë apo në Kryeministri, ngase ato i kishte dorëzuar departamenti i financave të kompanisë së tij.

Dëshmitari Selimaj deklaroi se për punët shtesë nuk e kishte faturuar plotësisht Kryeministrin, duke respektuar çmimet referuese, ai deklaroi se koha ambulative ishte paguar nga ana e kompanisë e jo nga Kryeministria. Gjithashtu, dëshmitari Selimaj deklaroi se i kishte stimuluar edhe punëtorët për punën e dhënë.

Dëshmitari Selimaj deklaroi se nuk është paguar nga Qeveria asnjëherë për dëmtimet financiare që i kanë shkaktuar kompanisë së tij. Dëshmitari shpjegoi se nuk janë paguar asnjëherë nga Qeveria për këto kosto, pasi kanë qenë të detyruar të marrin me qira autovinçat për shkak të peshës së madhe të pllakave mbi 1.5 ton, të cilat nuk mund të lëviznin me dorë.

Dëshmitari deklaroi se të gjitha punët janë bërë nën çmimin standard të kompanisë. Dëshmitari Selimaj tha se nuk e njihte të akuzuarin Gani Demaj, por vetëm si figurë.

Prokurori Bashkim Zeqaj e pyeti dëshmitarin Hekuran Selimaj nëse kishte pasur projekt për punën. Dëshmitari Hekuran Selimaj tha se nuk ka pasur projekt zyrtar, por vetëm një imitim të thjeshtë. Kompania e tij e ka punuar me standard më të lartë.

Ai shtoi se nuk është dorëzuar ndonjë raport përfundimtar në institucione, por vetëm një raport i brendshëm brenda kompanisë.

Në mungesë të ekspertit Shaip Bytyqi, seanca e paraparë për ditën e sotme u shty për një ditë tjetër.

Sipas aktakuzës, Jahja Lluka si person zyrtar, duke shfrytëzuar pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat me rastin e angazhimit të drejtpërdrejtë të kompanisë “NTP Art Com” me pronar Hekuran Selimaj, për kryerjen e punëve të varrezave të dëshmorëve dhe heronjve: Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Adem Demaçi, ku kompanisë së lartcekur i mundësohet përfitimi në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim shkaktimin e dëmit në buxhetin e Qeverisë.

Krejt kjo, sipas aktakuzës, duke shpërfillur procedurat e prokurimit e duke ia mohuar të drejtën e konkurrimit kompanive të tjera, duke punuar pa projekt, pa menaxher të punimeve apo komision për vlerësimin e punëve të kryera, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik – pa procedura të tenderimit, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike – për kryerjen e pagesave, Rregulloren për Shpenzimin e Parasë Publike, Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave – ku janë të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarëve politikë, përkatësisht përcaktohet se atyre nuk u lejohet të ndërhyjnë në funksione që janë të përcaktuara me ligjin për shërbimin civil. Me këtë rast, buxhetit të Republikës së Kosovës i shkakton dëm në vlerën prej 92 mijë e 827 euro e 61 centë.

Për këto veprime, Lluka ngarkohet me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kurse, në pikën dy të aktakuzës, Gani Demaj akuzohet se si person zyrtar – shef i kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim për t’i shkaktuar dëm Qeverisë, duke nënshkruar faturë të datës 30 korrik 2018 për punimet në varrin e Adem Demaçit, e cila faturë është ekzekutuar përmes përmbaruesit privat për heronjtë: Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci, Hazir Malaj, ku është punuar pa projekt, pa menaxher të projektit apo komision për vlerësimin e punimeve të kryera dhe pa raport për përcjelljen e punimeve.

Të gjitha këto, aktakuza thotë se u bënë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik – pa procedura të tenderimit, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike – për kryerjen e pagesave, Rregulloren për Shpenzimin e Parasë Publike, Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit – ku janë të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarëve politikë. Kështu, buxheti i shtetit i shkaktohet dëm në vlerën prej 92 mijë e 827 euro e 61 centë.

Për këto veprime, Gani Demaj ngarkohet me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim për vrasjen e Liridona Ademajt
21/04/2026 - 13:49

Prishtinë – Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim, pasi janë shpallur fajtorë për vrasjen...

Më shumëDetails

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave”, përplasen Musliu dhe Haxhiu

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave”, përplasen Musliu dhe Haxhiu
21/04/2026 - 13:47

Seanca e jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimin e rrymës, ka ngjallë debate e përplasje të ashpra mes të zgjedhurve të popullit. Një përplasje ka ndodhur midis kryetares së...

Më shumëDetails

“A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës

“A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës
21/04/2026 - 13:39

Gazetari, Visar Duriqi, i cili sapo ka promovuar librin e tij të fundit “Mësuesi që u bë vrasës”, ka zbuluar një detaj të padëgjuar më parë se si...

Më shumëDetails

Hamza për presidentin: U kry ajo punë

Hamza për presidentin: U kry ajo punë
21/04/2026 - 13:23

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza tha se çështja e presidentit për këtë subjekt politik është e mbyllur. Kur u pyet nga RTV21 se nëse LVV-ja do të ua...

Më shumëDetails

Bajrami: Mafia energjetike është fakt, s’e keni demantuar asnjëherë, qytetarët po paguajnë

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
21/04/2026 - 13:10

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike është vula e “keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje që gjashtë vite”. Ajo tha se kjo “më...

Më shumëDetails

Pse s’po heq dorë nga presidenti? Kurti në ‘hall’: Çka të bëj që m’i kanë dhanë 51.1%

Pse s’po heq dorë nga presidenti? Kurti në ‘hall’: Çka të bëj që m’i kanë dhanë 51.1%
21/04/2026 - 12:59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, ndaj ofertave të tij për çështjen e presidentit, është deklaruar i ‘çuditur’...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    613 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë