
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.
Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.
Këto komente Vuçiq i bëri gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht, pasi u takua në Beogradi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Vuçiq tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.











